https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Lirohet mielli në Kosovë, buka jo

Lirohet mielli në Kosovë, buka jo
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i grurit dhe miellit në Kosovë është ulur rreth 25 për qind, mirëpo furrtarët vazhdojnë të mos ulin çmimin e bukës. Furrtarët arsyetohen se i kanë rritur pagat e puntorëve dhe se ka shtrenjëtim të energjisë elektrike, me ç’rast as nuk premtojnë ulje të shpejtë të çmimeve të prodhimeve të tyre. Aktualisht, çmimi për 100 kilogramë miell blihet deri në 44 euro.

Në anën tjetër, qytetarët kërkojnë uljen e çmimit të bukës, të cilët paguajnë 0.50 euro për gjysmë kilogrami bukë. Derisa në disa vende, si në Fushë Kosovë, ky çmim është deri në 0.60 euro.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Muhamet Farizi thotë për KosovaPress se furrtarët duhet t’i ulin çmimet, nëse miellin e marrin me çmim më të ulët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Varshmëria e çmimit të miellit varion edhe prej çmimit të grurit dhe gjithashtu buka duhet të varet prej çmimit të miellit, pasi janë të lidhura reciprocikisht. Çmimi i miellit ka rënë prej 20 deri në 25 për qind, varësisht nuk i kanë të njëjta çmimet e miellit, sepse nuk ka marrëveshje mes njërit-tjetrit që të shkojnë çmimet njësoj, por mos të bazoheni në vetëshërbime, bazohuni te çmimi i mullistit. Duhet të bie edhe çmimi i bukës, por nuk presim në vlerë shumë të madhe, mund të bjerë deri në 15 për qind.”, thotë Farizi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Megjithatë, edhe pas rënies së çmimit të grurit dhe miellit, furrtarët vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta.

Pronari i një furre në Prishtinë, Armend Qoqaj thotë për KosovaPress se pavarësisht uljes së çmimit të grurit dhe miellit, obligimet janë të mëdha dhe në asnjë formë nuk mund t’i ulin çmimet.

ADVERTISEMENT

Edhe qytetarët mendojnë se çmimi i bukës është i lartë dhe i njëjti duhet të ulet.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, Farizi thotë se tashmë gjendja botërore e pordhimtarisë së grurit është stabilizuar dhe se kjo ka ndikuar që të ketë edhe rënie të çmimit.

Gjatë vitit të kaluar e deri në prill të vitit 2023, Kosova ka importuar grurë dhe miell në vlerë prej mbi 55 milionë eurosh, ndërsa vlera e eksporteve të këtyre produkteve ka qenë nën 2 milionë euro.

Poste të ngjashme

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme. Një kërkesë të tillë e ka bërë LDK-ja, me...

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31

  Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë Kryetari i Komunës...

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për media, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se deklarata e Kurtit për mediat nuk është asgjë më...

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Kuvendi miraton buxhetin e Komunës së Zubin Potokut për vitin 2026

02/04/2026, 13:40

Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin e Komunës së Zubin Potokut. Miratimi i buxhetit u në seancën e sotme plenare....

Lajmi i fundit

Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

02/04/2026, 18:44
“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

“Qëndrime të përbashkëta në arenën ndërkombëtare” Malaj takon Konjufcën

02/04/2026, 16:06
Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Shpejtim Bulliqi: Miratohet projekti 35 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë

02/04/2026, 14:31
Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

Musliu-Shoshi i reagon Kurtit për mediat: Gjuhë e papranueshme dhe e rrezikshme

02/04/2026, 13:49
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv