Kryetari i VV-së, Albin Kurti sot gjatë ditës i ka dërguar letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për bashkëpunim.
Ai po kërkon një koalicion midis VV-së dhe LDK-së. Lidhur me këtë letër ka ardhur reagimi nga i pari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebook u shpreh duke ironizuar se rrushi që nuk arrihet, është i thartë.
”Rrushi që nuk arrihet, është i thartë!As seanca e njëmbëdhjetë nuk doli të jetë e vërtetë. Procesi politik bllokohet kur lakmia dhe babëzia për pushtet e mbisundon germën e Kushtetutës dhe ato interpretohen sipas qejfit të palëve. Partia e parë me veprime është bërë lehtë e lexueshme. Një deputet, sikur nga thesi i babadimrit “dhuron” post në Kuvend, me shpresë se e bën qeverinë ku shporta e dhuratave për ata që “thyhen”, mund të jetë shumë më e pasur – me ministri, diplomaci, agjenci, kontrata njëburimore, etj”, ka shkruar ai.
Letrën e Vv-së e shoh si rifillim i gërryerjes finale të elektoratit që nuk arriti ta marrë nga LDK në dy palë zgjedhjet e kaluara, ndërsa PDK mbetet rrush i thartë për partinë e parë, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/