Skuadra e Llapit javët e fundit ka qëndruar në Turqi, ku kanë bërë fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror.
Skuadra nga Podujeva sot ka zhvilluar edhe një miqësore, e fundit në Antalya.
Llapi në këtë ndeshje u përball me skuadrën nga Bullgaria, Hebar Pazardzhik, ku shënoi fitore me rezultat 2-0.
Golashenues të kësaj ndeshje ishin Blend Baftiu dhe Valmir Veliu.