https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion

“Loja me fjalë” te Neni 7: Vetëmenaxhim a Asociacion
Share on FacebookShare on Twitter

Dykuptimësia e fjalëve të përdorura në Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi e shton paqartësinë në opinion dhe e vështirëson interpretimin e drejtë të kësaj marrëveshjeje, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë dhe Beograd, Rrahman Paçarizi dhe Dushan Janjiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë rënë dakord për këtë aneks gjatë një takimi në Ohër, më 18 mars, ndërsa vetë marrëveshjen, të mbështetur nga Bashkimi Evropian, e kanë pranuar në parim gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt.

Marrëveshja ka 11 nene dhe “loja me fjalë” është bërë sidomos te Neni 7, thonë analistët.

Ky nen kërkon nga Kosova dhe Serbia që të angazhohen “për të siguruar një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë”.

Pika 5 e Aneksit, ndërkaq, thotë se për të zbatuar Nenin 7, Kosova do të veprojë “në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut” me Serbinë.

Në mesin e këtyre marrëveshjeve është edhe ajo e vitit 2013 për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë, deri më tash, ka refuzuar ta zbatojë, me arsyetimin se rrezikon funksionalitetin e shtetit.

As Aneksi, as Marrëveshja e 27 shkurtit nuk e përmendin në mënyrë specifike Asociacionin, por a bëhet fjalë, në fakt, për Asociacionin?

“Ne ende nuk e dimë se çfarë nënkupton vetadministrimi [v.j. në Marrëveshje thuhet vetëmenaxhim], në cilat sfera do të zbatohet vetadministrimi, ndërkaq që Marrëveshja e vitit 2013 dhe parimet e vitit 2015 e përshkruajnë në mënyrë të qartë se si do të duket Asociacioni. Tash, ne nuk e dimë se çka nënkuptohet me termin ‘komunitet serb’, cilat të drejta do t’i përshkruhen një formacioni të tillë dhe a do të jetë fare formacion”, thotë Paçarizi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, negociatat lidhur me këtë çështje nuk kanë përfunduar, sepse “duhet të gjendet një modus, i cili do të akomodojë Nenin 7 dhe marrëveshjet e mëhershme”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës më 19 mars me pyetjen se në cilin kuptim e ka pranuar pala e Kosovës termin “vetëmenaxhim” apo “selfmanagement” (në versionin anglisht) – si “vetëqeverisje”, “vetadministrim”, “vetorganizim”, apo “autonomi, në kuptimin e vetadministrimit të pakicës”? Por, deri në publikimin e këtij teksti, ekzekutivi nuk ka kthyer përgjigje.

Vetëmenaxhimi si mekanizëm mbrojtës

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, sqaron se në praktikën e mbrojtjes së pakicave dhe në praktikën e së drejtës publike ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për pakica dhe komunitete lokale, ekziston termi “vetëmenaxhim” (në anglisht: self-management) dhe vetadministrim (në anglisht: self-administration). Sipas tij, në esencë, në gjuhën serbe këto përkthehen si “vetëqeverisje”.

Janjiq shpreh bindjen se në Marrëveshje është ndërlidhur çështja e decentralizimit të komunave, e cila është paraparë me Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës në vitin 2008.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Marrë parasysh se Serbia nuk e ka pranuar këtë dokument, thotë ai, marrëveshjet në Bruksel nuk e kanë trajtuar autonominë kulturore, gjuhësore dhe të sferave të tjera të pakicave.

Këto çështje tash, sipas tij, janë inkorporuar në termin “vetëmenaxhim i komunitetit serb”.

“Ne jemi në rrugë të mirë që të krijohet një mekanizëm mbrojtës apo, siç e quajnë disa të tjerë, ‘autonomi e pakicës’… Në esencë, kjo nënkupton që nuk ka kompetenca ekzekutive. Opinioni ndërkombëtar këtë nuk e di, por me decentralizimin në Kosovë, kryetarët e komunave janë ‘zotët’ e vegjël”, thotë Janjiq për Radion Evropa e Lirë.

Asociacioni “nuk përjashtohet”

ADVERTISEMENT

Pas takimit në Ohër, Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Vuçiq, në anën tjetër, ka thënë se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

Paçarizi thotë se deklaratat e ndryshme të dy liderëve dhe Aneksi për të cilin janë pajtuar, nuk e specifikojnë në mënyrë të qartë nëse do të ketë një strukturë me emërtimin Asociacion.

Por, duke iu referuar Marrëveshjes së 27 shkurtit, thotë ai, Asociacioni nuk përjashtohet.

“Nuk nënkuptohet që duhet të jetë Asociacion, sepse këtu flitet për zbatimin e Nenit 7, për një nivel të duhur të vetëmenaxhimit, vetadministrimit për komunitetin serb, i cili do të ishte në përputhje me marrëveshjet e mëhershme. Kjo do të thotë në përputhje me Marrëveshjen për Asociacionin. Vetë kjo fjali nënkupton akomodimin e Asociacionit brenda këtij formacioni – nëse është formacion. Por, nuk përjashtohet në asnjë mënyrë Asociacioni si i tillë”, thotë Paçarizi.

Janjiq shton se termi “vetëmenaxhim” do të duhej të definohej saktë në tekstin e marrëveshjes përfundimtare, që duhet të dalë nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Sipas tij, ky proces do të jetë i gjatë, por, shton ai, në rast se “vetëmenaxhimi për komunitetin serb” do të nënkuptojë “autonomi për komunitetin pakicë”, atëherë askush, përfshirë edhe Serbinë, nuk do të mund ta shantazhonte Kosovën për të drejtat e komunitetit serb.

Komunitetit serb, ndërkaq, do t’i lehtësohej pranimi i legjitimitetit të institucioneve të Kosovës, thotë Janjiq.

Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2013, ndërsa dy vjet më vonë janë dakorduar për parimet e tij.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se disa parime nuk janë në frymën e Kushtetutës, por ka thënë se nëse ato përshtaten, Asociacioni mund të formohet.

Ky asociacion do t’i mundësonte komunitetit serb të menaxhojë çështje të tilla si: zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe planifikimi urban dhe rural në zonat e tij.

Kurti ka thënë më herët se refuzon ta formojë, duke argumentuar se asociacionet njëetnike me kompetenca ekzekutive shkelin Kushtetutën e Kosovës dhe kërcënojnë funksionalitetin e shtetit.

Edhe qeveritë e mëparshme të Kosovës kanë qenë hezituese.

Qeveria e Serbisë, në anën tjetër, e sheh Asociacionin si mbrojtje të rëndësishme për serbët në Kosovë.

Pajtimi i shprehur në Ohër nga Kurti dhe Vuçiq, ndonëse nuk është nënshkruar, është pritur me kritika si nga opozita në Prishtinë, ashtu edhe nga ajo në Beograd.

Poste të ngjashme

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kujtuar 27 vjetorin e masakrës së Studenicës në Istog dhe masakrën e...

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e...

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari ka folur pas vdekjes së një punëtori 59-vjeçar në vendin e punës, në...

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35

Në një treg të vogël si Kosova, me rreth 1.5 milion banorë dhe pa marrëdhënie diplomatike me Kinën, prania e...

Arrestohen tre persona të dyshuar për disa raste vjedhjesh në Gjakovë

Arrestohen tre të rinj shqiptarë, morën peng biznesmenin duke kërkuar dy milionë euro

13/04/2026, 17:04

Policia e Shqipërisë ka arrestuar tre të rinj, pasi ata dyshohet se kishin marrë peng një ndërtues 32-vjeçar, nga i...

Lajmi i fundit

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

Haxhiu: Studenica dhe Llashtica, kujtesë e përhershme sakrificës për liri

13/04/2026, 18:57
Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

Emërim i ri në MINTI: Fatban Bunjaku zëvendësministër i parë

13/04/2026, 18:28
Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

Bajraktari alarmon pas vdekjes në Ferizaj: Neglizhenca dhe mungesa e kontrollit po vrasin punëtorët

13/04/2026, 18:07
Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

Kosovë: Qindra biznese kineze në letra, pak funksionale në terren

13/04/2026, 17:35
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv