Jehona Lushaku – Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një konferencë për media për rezultatet e testit “PISA 2022”, ka thënë se të dhënat janë shqetësuese.
“Të dhënat janë tepër shqetësuese ku nxënësit e Kosovës, 15-vjeçarët, tregojnë performancë të dobët në lexueshmëri, matematikë dhe në shkencë. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për Ministrinë, janë shqetësuese për shkollat edhe për përfitimet që i kanë nxënësit”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Lushaku-Sadriu ka thënë se këtu shohim një dëahtim në strukturën e bashkëorganizimit të testit PISA.
“MAShTI ka dështuar si ministri që të adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancëmë të mirë… Kalueshmëria është shumë e dobët në testet kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të MAShT-it në organizimin e testeve tona kombëtare, çka flet se është në diskrepancë me atë që sistemi arsimor dhe mënyra se si realizohet forma e testimit”, ka thënë deputetja e LDK-së.
Mes tjerash, ajo është shprehur se arsimi nuk është prioritet i Qeverisë aktuale.







