Në seancën e veçantë të thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ku në rend dite ishte miratimi i deklaratës në mbështetje të rezolutës së Parlamentit Evropian, munguan deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar partinë në pushtet për mungesë në këtë seancë të veçantë. Sipas tij, pushteti po frikësohet të ballafaqohet në Kuvend.
Tahiri bojkotimin e LVV-së e quan si veprim të papërgjegjshëm dhe frikë që të balalfaqohen me Kuvendin e Kosovës./KosovaPress/







