Analisti Halil Matoshi pandeh se takimi nuk ka shkuar edhe aq mirë.
Kjo pasi, duke u thirrur në burimet e tij, ka mësuar se ka pasur paksa tensione në takim.
Madje, ai për mikrofonat e Kanal10 deklaroi se një prej arsyeve është edhe refuzimi i Kurtit për të diskutuar çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin.
“Nga infot e mia, takimi ka shkuar paksa me tensione. Kurti po refuzon çdo gjë që ka të bëjë me Asociacionin”, tha ndër tjerash ai.
Kujtojmë se takimi është në zhvillim e sipër, ndërsa nuk dihet se kush do të flasë, ani pse po raportohet se i pari që do ta bëjë këtë është Vuçiqi.