Në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, po mbahet akademia përkujtimore “Ditës e Shqipes” në nder të Betejës së Koshares.
Akademia u organizua nën patronazhin e u.d. së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Në këtë akademi po marrin pjesë figura politike nga partitë shqiptare të Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve.
Në mesin e tyre është edhe bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani.







