Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) i Kuvendit Komunal sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga kryesuesi Hilmi Hoxha, ku u diskutuan pikat e rendit të ditës dhe u dhanë rekomandimet e tyre për shqyrtim për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal, që do të mbahet më 18 prill, prej orës 10:00.
Para fillimit të shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Saranda Stublla, propozoi që të shtohet një pikë e rendit e ditës;
Vendim për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Llapi” Sh.A në Podujevë
Kjo pikë mori mbështetje nga anëtarët e Komitetit dhe si e tillë u përfshi në rend dite.
Në këtë mbledhje të KPF-së u diskutuan këto pika të rëndit të ditës:
Procesverbali nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e mbajtur më 11 mars 2025
Propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës së Podujevës nga viti 2024 në vitin 2025 dhe destinimin në kategori dhe programe të caktuara buxhetore
Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri – projekti “Furnizim për projektin e shpezëtarisë”
Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri – projekti “Furnizim për pemëtari”
Propozim vendimi për shtim të buxhetit dhe kod të ri – projekti “Furnizim me pajisje për bletë”
Raporti vjetor financiar për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2024
Raporti financiar për periudhën janar-mars 2025
Propozim vendimi për miratimin e propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimine pronës së paluajtshme publike komunale, me pronën e paluajtshme në pronësi të Ismet (Muharrem) Bulliqi
Propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e përbërjes së Komitetit për Politikë dhe Financa (emërimi i anëtares së Komitetit për Politikë dhe Financa, në vend të znj. Drita Pajaziti e cila ka dhënë dorëheqje nga funksioni anëtare e Kuvendit Komunës).
Vendim për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Llapi” Sh.A në Podujevë
16.04.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim