Kick-off Meeting (takimi fillestar) me Konsulencën për Projektin e Ujërave të Zeza të Produjevës.
Gjatë ditës së djeshme u mbajt takimi fillestar me Konsulencën për Projektin e Ujërave të Zeza të Podujevës.
Projekti do te financohet nga BERZH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
Në kuadër të këtij Projekti do të zhvillohet një Studim Fizibiliteti për Komunën e Podujevës dhe rrethinë, si hap fillestar për të filluar zgjidhjen e problemit me ujëra të zeza. Po ashtu do të analizohen ndikimet sociale dhe mjedisore për zonën e projektit.
Konsulenca e përzgjedhur nga BERZH do të filloj punën zyrtarisht nga dita e sotme.