Në një tubim të mbajtur sonte me personelin arsimor dhe shëndetësor, u shpreh mbështetje e fuqishme për punën dhe projektet e realizuara gjatë këtyre viteve të qeverisjes në Podujevë.
Në takim u theksua rëndësia e investimeve të bëra në sektorin e arsimit, përfshirë ndërtimin e shkollave të reja, hapjen e çerdheve dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit. Po ashtu, u vlerësuan përmirësimet e mëdha në shëndetësi, me pajisje moderne, infrastrukturë të re dhe ngritje të nivelit të shërbimeve për qytetarët.
Personeli arsimor dhe shëndetësor, si dy shtylla të rëndësishme të shoqërisë, shprehën mirënjohje dhe besim për vazhdimin e këtij rrugëtimi, duke e konsideruar zhvillimin dhe transformimin e Podujevës një proces që tashmë ka dhënë rezultate konkrete.