https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbi 2 mijë zjarre në dy muaj, shumica në ara – një 61-vjeçar dyshohet se vdiq derisa po shuante flakët

Mbi 2 mijë zjarre në dy muaj, shumica në ara – një 61-vjeçar dyshohet se vdiq derisa po shuante flakët

Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme – sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve – është shndërruar në dukuri të rrezikshme në Kosovë.

Këtë javë, një burrë 61 vjeç dyshohet të ketë vdekur derisa po përpiqej t’i shuante flakët në një fushë në fshatin Remnik i Ri – komuna e Vitisë.

Autoritetet shëndetësore në këtë rajon i konfirmuan Radios Evropa e Lirë se viktima është gjetur në mes të fushës, i rrethuar me zjarr dhe tym.

“Personi, prej momentit që e kemi marrë në autoambulancë, ka qenë pa asnjë shenjë jete… I është dhënë e gjithë terapia për ta kthyer në jetë, por nuk është kthyer”, thotë drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Policia e Kosovës e konfirmoi po ashtu rastin, duke thënë se viktimës i është keqësuar gjendja “derisa ka qenë duke fikur një zjarr fushor”.

Ku kanë intervenuar zjarrfikësit?

Djegia e hamulloreve ndodh kryesisht në muajt korrik, gusht dhe shtator, pas korrjes së drithërave të mbjella, dhe është shkaku i numrit më të madh të zjarreve.

Agim Haziri, drejtues i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, thotë se njësitet e tij kanë intervenuar për shuarjen e mijëra zjarreve në këtë sezon – shumica e tyre në ara.

“Në muajin korrik kemi pasur 792 zjarre. Rreth 70 për qind kanë qenë në toka bujqësore, rreth 15 për qind në toka malore, ndërsa të tjerat në banesa, shtëpi e të tjera. Në muajin gusht kemi pasur gati dyfishin e muajit korrik, pra 1.486. Rreth 80 për qind e rasteve kanë qenë zjarre fushore”, bën të ditur Haziri.

Ai thotë se në shumë raste ka pasur edhe rreziqe të mëdha, për shkak të afërsisë së shtëpive të banimit.

“Shkaktarët [e zjarreve] në 99.9 për qind të rasteve janë duart e njeriut apo vetë njeriu, për arsye të ndryshme. Hamulloret, njeriu gjithmonë shikon t’i djegë, që të mos bëhen plehra”, thotë Haziri.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Të dhënat nga Policia e Kosovës, tregojnë se në periudhën janar-gusht të këtij viti autoritetet e rendit kanë proceduar 164 raste të zjarrvënies, por ato nuk specifikojnë se sa prej tyre lidhen me djegien e tokave bujqësore.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon çdo person “që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër” dhe parasheh dënim me burgim prej gjashtë muajsh deri në tre vjet.

ADVERTISEMENT

Në rast se kjo vepër “rezulton me vdekje, kryesi dënohet me së paku 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, që monitoron punën e gjykatave, thanë për Radion Evropa e Lirë se sivjet nuk ka asnjë aktgjykim për zjarrvënie në toka bujqësore.

Si e shpjegojnë ekspertët?
Ekspertë të bujqësisë thonë se djegia e arave i shkakton dëme jo vetëm tokës, por edhe florës dhe faunës në tokë, si dhe vetë fermerëve.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se nga bisedat joformale që ka pasur me fermerë, ka kuptuar se ata besojnë se “toka e djegur ose djegia e kashtës së mbetur në ara”, pas korrjes së drithërave, “e lehtëson më pas lëvrimin ose punimin e tokës” për mbjelljen e kulturave bujqësore për sezonin e ardhshëm.

Kjo qasje e fermerëve, sipas Rusinovcit, është krejtësisht e gabuar.

“Në vend se kashtën ta shndërrojmë në pleh dhe në vend që normën e plehërimit për kulturën pasardhëse ta lehtësojmë, ne atë e djegim dhe i humbim të gjitha materiet ushqyese. Në përgjithësi, azoti avullohet dhe kalon në gjendje të gaztë, ndërkaq fosfori dhe kaliumi që ngelen në hi, nuk kanë më vlera ushqyese”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Çështja tjetër – që është skandaloze – është se ne e djegim mikro-florën dhe mikro-faunën në tokë. Çfarëdo sasie të caktuar të plehrave që e hedhim në tokë për kulturën pasardhëse, nuk zbërthehet sa duhet dhe si duhet, sepse në atë tokë nuk ka mikroorganizma”, thotë Rusinovci.

Sipas tij, në rast se kashta, si masë organike, nuk digjet, por përmbyset përmes lëvrimit sipërfaqësor, ajo do të shndërrohej në pleh ushqyes për mbjelljet që pasojnë.

Ky proces, thotë ai, do ta lehtësonte edhe lëvrimin pasues të tokës, por edhe do ta kursente investimin në plehra për të mbjellat e ardhshme.

“E tërë ajo masë organike që ngelet pas korrjes së hamullorëve, transformohet në asimilate bimore, përkatësisht në norma të caktuara të ushqimit, që mund ta reduktojnë normën e plehut për kulturën pasardhëse”, thotë Rusinovci.

E përballur me zjarre të natyrës së tillë çdo vit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave vazhdimisht apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve. Ajo kërkon po ashtu prej tyre që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta raportojnë në numrat emergjentë.

Numrat emergjentë pa pagesë janë:

Qendra Operative Emergjente: 112

Zjarrfikësit: 193

Policia: 192

Shërbimi Mjekësor Emergjent: 194

Poste të ngjashme

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar, pasi i njëjti ka kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes, derisa...

Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11

Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në qendër të Podujevës. IndeksOnline raporton se disa persona janë rrahur ndërmjet...

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bislim Bislimi, kanë nënshkruar një...

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20

Presidentja Vjosa Osmani do të takohet sot me mërgimtarët që tanimë kanë ardhur në Kosovës. Osmani vendosi që dy ditë...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Dyshohet se e dhunoi një burrë, arrestohet një person në Podujevë

25/12/2025, 9:34

Një person është arrestuar në Podujevë, si i dyshuar për dhunim. “DHUNIM- Podujevë / 19.12.2025 – 18:00. Lidhur me rastin...

Lajmi i fundit

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

Kanosi me sëpatë zyrtarët komunal në Shtime, arrestohet i dyshuari

27/12/2025, 9:28
Rrahje në qendër të Podujevës

Rrahje në qendër të Podujevës

26/12/2025, 22:11
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e palestrës multisportive në Podujevë

26/12/2025, 19:18
Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

Dy ditë para zgjedhjeve, Osmani organizon pritje për mërgimtarët

26/12/2025, 9:20
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv