https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gaza

Mbi 60.000 palestinezë të vrarë gjatë luftës në Gaza

Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Kjo ministri, që është pjesë e administratës së drejtuar nga Hamasi, tha se numri i të vrarëve ka arritur në 60.034, ndërsa mbi 145.870 persona janë plagosur që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023. Ministria nuk specifikoi sa nga të vrarët janë civilë apo militantë, por tha se rreth gjysma e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Ministria është e përbërë nga profesionistë të fushës mjekësore, dhe Kombet e Bashkuara, ashtu si edhe ekspertë të pavarur, i konsiderojnë statistikat e saj si më të besueshmet sa i përket numrit të viktimave.

Ofensiva izraelite ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazas, ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë dhe ka shkaktuar një krizë të rëndë humanitare.

Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se kriza e urisë së shkaktuar nga njeriu mund të klasifikohet zyrtarisht si uri masive, me shpresën se kjo mund të rrisë presionin ndaj Izraelit për të lejuar dërgimin e shumë më tepër ndihmave ushqimore.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Dëshmitë në rritje tregojnë se uria e përhapur, kequshqyerja dhe sëmundjet po shkaktojnë një rritje të vdekjeve të lidhura me mungesën e ushqimit”, thuhet në raportin e IPC-së.

Ky institucion shtoi se do të kryejë shpejt analizën formale që do t’i mundësonte ta shpallte Gazën si “në uri masive”.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona – shumica civilë – në sulmin ndaj Izraelit që shkaktoi shpërthimin e luftës në Gazë dhe rrëmbyen edhe 251 të tjerë. Aktualisht ata mbajnë peng rreth 50 persona, nga të cilët besohet se 20 janë ende gjallë, pasi pjesa tjetër është liruar gjatë armëpushimeve ose marrëveshjeve të tjera.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lufta mori një kthesë të madhe në fillim të marsit, kur Izraeli vendosi një bllokadë të plotë për më shumë se dy muaj e gjysmë, duke ndaluar hyrjen e ushqimeve, barnave, karburanteve dhe mallrave të tjera. Disa javë më vonë, Izraeli e ndërpreu armëpushimin me një bombardim të befasishëm dhe nisi të pushtonte pjesë të mëdha të Gazas – masa që tha se kishin për qëllim të shtonin presionin mbi Hamasin për të liruar më shumë pengje.

Që atëherë, të paktën 8.867 palestinezë janë vrarë.

Poste të ngjashme

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50

Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49

Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë...

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

17/11/2025, 22:00

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Glloboderi nga Podujeva, ka rrëfyer historinë e takimit me Hami Zejnullahun, bashkëluftëtarin e ri që më...

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

17/11/2025, 21:33

Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka është lajmëruar me një postim në rrjetet sociale, duke lënë një porosi nga...

Në përvjetorin e themelimit të UÇK-së tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së bëjnë këtë deklaratë

Në përvjetorin e themelimit të UÇK-së tre nga bashkëthemeluesit e UÇK-së bëjnë këtë deklaratë

17/11/2025, 19:32

Sot, më 17 nëntor, ishte përvjetori i 31 i themelimit e emërtimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Procesin e themelimit...

Lajmi i fundit

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

E rëndë: 12 vjeçari ther 14-vjeçaren në shkollë

18/11/2025, 7:50
Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Një 12-vjeçar dyshohet se ka therur me thikë një 14-vjeçare në një shkollë, Policia jep detaje

17/11/2025, 23:49
“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

“I ka parë shokët pa gjymtyrë…”, rrëfimi i bashkëluftëtarit të Hamdi Zejnullahut

17/11/2025, 22:00
Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Granit Xhaka lajmërohet me një postim nga stadiumi “Fadil Vokrri”

17/11/2025, 21:33
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv