https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbi 60 mijë persona e lëshuan Kosovën, ekspertët e ekonomisë: Po ikin edhe të punësuarit

Mbi 60 mijë persona e lëshuan Kosovën, ekspertët e ekonomisë: Po ikin edhe të punësuarit

Ikja e të rinjve nga vendi është bërë shqetësim, kanë vlerësuar njohës të fushës së ekonomisë.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu thotë se vetëm në vitin 2022 kanë ikur afër 60 mijë persona.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, vlerëson se ikja e tyre e varfëron Kosovën në gjithë parametrat ekonomikë. Ata po kërkojnë që ikja të ndalet.

Ikja e të rinjve duhet të jetë shqetësim kryesor i Kosovës, po konsideron eksperti i fushës së ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ai në një bisedë për Radio Kosovën tha se afër 60 mijë persona kanë ikur nga vendi vitin e kaluar.

“Nëse analizohet struktura e migrimit në vitin 2022 ka qenë afër 60 mijë veta që kanë ikur nga Kosova. Nuk po ikin vetëm të papunët, po ikin edhe të punësuarit me familje dhe kemi migrime ilegale”, tha ai.

Gërxhaliu po kërkon nga shteti që të bëhen më shumë kampanja vetëdijesuese në këtë drejtim në mënyrë që të ndalohet ikja e të rinjve.

“Duhet të kthehet besimi i humbur se në Kosovë mund të jetohet. E tëra kjo varet nga qasja e politikës, sa do të jenë transparentë pro kthimit dhe mbështetjes dhe sa do te jetë prioritet i prioriteteve ekonomia, e jo politika të jetë determinante e çdo gjëje në Kosovë”, tha ai.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, tha se ikja e të rinjve e varfëron shtetin në gjithë parametrat ekonomikë. Ai po ashtu tha se shteti duhet të krijojë mundësi të ndalë këtë ikje.

“Kuadrot tona po na i marrin tregjet e ndryshme ndërkombëtare. Kjo do të na varfërojë në masë të madhe si në konsum, ashtu në rritje ekonomike, mirëqenie dhe në të gjithë parametrat ekonomikë e po ashtu do të bie dukshëm nataliteti. Qeveria e vendit duhet të rritë mundësinë e perspektives për të rinjtë duke ofruar mundësi për punësim, hyrje në biznes dhe mbështetje të iniciativave të te rinjve”, tha ai.

Shteti gjerman synon të lejojë mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar nga Ballkani Perëndimor që të punojnë atje. Kjo është bërë e ditur ditë më parë teksa e ka ndryshuar projektligjin për migracion.

Post Views: 455

Poste të ngjashme

​Bulliqi në Gllamnik: Bashkë me qytetarët, për zhvillimin e transformimin e Podujevës tonë

​Bulliqi në Gllamnik: Bashkë me qytetarët, për zhvillimin e transformimin e Podujevës tonë

22/09/2025, 8:39

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i cili garon për një mandat tjetër në zgjedhjet e 12 tetorit si kandidat i...

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

22/09/2025, 8:30

Një rast shqetësues është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer, mëson...

UEFA e dënon Serbinë, përfshirë për tentimin e tifozëve për ta djegur flamurin shqiptar

Sonte shpallet fituesi i Topit të Artë

22/09/2025, 8:15

Sot në Théâtre du Châtelet të Parisit zhvillohet ceremonia e 69-të e ndarjes së çmimeve Ballon d'Or® 2025, organizuar nga...

Më shumë se një muaj nga vrasja, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati

Më shumë se një muaj nga vrasja, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati

22/09/2025, 7:29

Tash e mbi një muaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e...

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

22/09/2025, 6:59

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij,...

Lajmi i fundit

​Bulliqi në Gllamnik: Bashkë me qytetarët, për zhvillimin e transformimin e Podujevës tonë

​Bulliqi në Gllamnik: Bashkë me qytetarët, për zhvillimin e transformimin e Podujevës tonë

22/09/2025, 8:39
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

22/09/2025, 8:30
UEFA e dënon Serbinë, përfshirë për tentimin e tifozëve për ta djegur flamurin shqiptar

Sonte shpallet fituesi i Topit të Artë

22/09/2025, 8:15
Më shumë se një muaj nga vrasja, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati

Më shumë se një muaj nga vrasja, Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati

22/09/2025, 7:29
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv