https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbikëqyrja elektronike e dhunuesve rrit sigurinë për viktimat, Qeveria synon të aplikojë teknologjinë më të fundit

Mbikëqyrja elektronike e dhunuesve rrit sigurinë për viktimat, Qeveria synon të aplikojë teknologjinë më të fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse Kosova ka Ligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave të dyshuar apo të akuzuar për vepra penale, ai nuk i ka penguar këta të fundit që t’u afrohen viktimave – madje as në raste kur ato kanë pasur urdhër mbrojtës nga gjykata.

Më 30 nëntor, një grua 35 vjeçe, shtatzënë, është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. Krimi, i cili dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj, ka ndodhur me gjithë faktin se viktima ka pasur urdhër për mbrojtje nga policia.

Raste të ngjashme – kur vrasësit e dyshuar ose të dënuar të grave kanë pasur dosje në polici – kanë ndodhur në Kosovë edhe më herët.

Ekspertët besojnë se shumë prej tyre do të mund të shmangeshin nëse institucionet e sigurisë do të zbatonin Ligjin për mbikëqyrje elektronike, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2015.

Por, institucionet përgjegjëse, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, prokuroritë, gjykatat dhe Shërbimi Korrektues, “kanë dështuar” në zbatimin e tij, ka konstatuar një raport i Komisionit Parlamentar për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, në korrik të vitit 2022.

Raporti ka nxjerrë në pah se asnjë nga këto institucione nuk ka bërë kërkesë në Ministrinë e Financave e as nuk ka ndarë mjete për të blerë byzylykë dhe pajisje të tjera të nevojshme për zbatimin e ligjit.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2023 do të nisë aplikimin e mbikëqyrjes elektronike të të dyshuarve ose të akuzuarve për vepra penale, raporton REL.

Çfarë është monitorimi elektronik?

Me Ligjin për mbikëqyrje elektronike në Kosovë, gjykata vendos për mbikëqyrje elektronike të dikujt me kërkesën e prokurorit, personit, mbrojtësit të tij, prindërve, apo kujdestarit të personit të mitur.

Për të realizuar monitorimin elektronik nevojiten disa pajisje dhe softuerë, përfshirë byzylykun që i vendoset personit të monitoruar në dorë ose në këmbë dhe me të cilin monitorohen lëvizjet e tij nga distanca. Monitorimi përcillet edhe me pajisje që e sinjalizojnë policinë dhe në disa raste viktimën se i dyshuari është duke hyrë në zonën që ia ka ndaluar gjykata.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ekzistojnë disa forma të monitorimit elektronik, ku bën pjesë edhe gjurmimi me valë satelitore.

Sipas Komitetit Evropian për Problemet e Krimit, monitorimi elektronik si term i referohet monitorimit të lokacionit, lëvizjes dhe sjelljes specifike të personave të caktuar.

Ligji u votua, por s’u blenë pajisjet

Albana Hasani, nga Lëvizja ‘FOL’, autore e raportit “Byzylykët elektronikë: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”, thotë se përveç argumentit se pajisjet për monitorim elektronik janë të shtrenjta, ka pasur edhe neglizhencë institucionale që ka çuar në moszbatimin e Ligjit për mbikëqyrje elektronike.

“Për shkak të kostos së këtyre pajisjeve, institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për krijimin e kushteve për zbatimin e ligjit. Kostoja e pajisjeve duket se është shumë e lartë, e sidomos mirëmbajtja”, thotë Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Sipas të gjeturave të raportit të saj, kostoja në Shqipëri për një njësi monitorimi në vitin 2017 ka shkuar deri në 9.000 euro.

Megjithatë, thotë Hasani, praktikat nga vendet që e aplikojnë monitorimin elektronik, tregojnë se ato kanë efekt të ndjeshëm në zvogëlimin e rasteve të dhunës në familje.

Ajo përmend rastin e Suedisë – një prej shteteve të para në BE që ka filluar t’i përcjellë lëvizjet e të dyshuarve në mënyrë elektronike.

Hasani thotë se kjo metodë është treguar efektive në uljen e numrit të viktimave në përgjithësi dhe të rasteve të dënimit me burgim efektiv.

Ajo shpreh bindjen se monitorimi i të dyshuarve do të mund të parandalonte edhe ndonjë rast të vrasjes së grave në Kosovë.

“Viktima mund të ketë një lloj garancie, meqenëse, në këtë mënyrë, dhunuesi e ka të vështirë t’i afrohet asaj”, thotë Hasani.

Lavdim Makshana, hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë po ashtu se monitorimi elektronik i personave të dyshuar për vepra penale do të ndihmonte në parandalimin e rasteve të dhunës në familje.

“Jo të gjitha rastet mund të parandalohen, por, në njëfarë mënyre, do t’i ndihmonte institucionet përgjegjëse në mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve, me një vendim gjyqësor, u është lëshuar ky urdhër, që të jenë nën mbikëqyrje”, thotë Makshana për Radion Evropa e Lirë.

Tre milionë euro për fillim të monitorimit

ADVERTISEMENT

Pas rastit të vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së, Qeveria e Kosovës tha se do të bëjë përpjekje që, deri në fund të vitit të ardhshëm, të funksionalizojë sistemin e monitorimit elektronik të personave të dyshuar për vepra penale.

Ajo paralajmëroi se do të ndajë tre milionë euro për t’i blerë byzylykët dhe pajisjet e tjera të nevojshme.

Nazlie Bala, këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë, thotë se monitorimi elektronik nuk është zbatuar deri më tani, sepse qeveritë e kaluara, sipas saj, nuk kanë bërë asnjë veprim në drejtim të shtrirjes së infrastrukturës, blerjes së pajisjeve e as trajnimit të stafit për këtë qëllim.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Fare nuk është punuar në këtë drejtim nga qeveritë e kaluara. Është tepër me rëndësi që tashmë kemi një zotim nga ana e Qeverisë për ndarjen e buxhetit për mbikëqyrjen elektronike, që i ka munguar Kosovës në momentin kur edhe ka hyrë në fuqi ligji”, thotë Bala.

Ajo shton se Qeveria synon të aplikojë teknologjinë më të fundit sa i takon monitorimit elektronik.

“Ne besojmë se kapacitetet njerëzore veçse ekzistojnë në Policinë e Kosovës, por duhet pjesa e avancimit apo trajnimeve sa i përket mbikëqyrjes elektronike, pajisjeve monitoruese, që duhet të vendosen gati në të gjitha stacionet policore, dhe po ashtu byzylykëve që vendosen në dorën apo këmbën e të dyshuarit”, thotë Bala.

Nga viti 2015, kur ka hyrë në fuqi Ligji për mbikëqyrje elektronike, në Kosovë janë vrarë 32 gra.

Të dyshuar ose të dënuar për vrasje kanë qenë kryesisht bashkëshortët e tyre.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, rastet e dhunës në familje janë në rritje.

Nga 2.069 raste të tilla të raportuara në vitin 2020, numri i tyre ka arritur në 2.273 vetëm në dhjetë muajt e parë të këtij viti.

Vetëm në vitin 2022 janë vrarë tri gra – për të tria rastet, fajtorë ose të dyshuar kanë qenë bashkëshortët e tyre.

Poste të ngjashme

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01

Policia e Kosovës, ka marrë pjesë në një trajnim për ndihmën e parë emergjente, të udhëhequr nga KFOR’i, në Mitrovicën...

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe partneri i saj, Callum Turner, kanë festuar martesën e tyre në një ceremoni...

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në çështjen penale PS.nr.88/2025, që...

Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka marrë kërcënime me jetë nga persona që në rrjetet sociale janë paraqitur si mbështetës të Lëvizjes...

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

Dy ish-deputetë të PDK-së rrezikojnë të mbesin jashtë Kuvendit

10/06/2026, 12:13

Dy nga emrat më të njohur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetë të legjislaturës së fundit, Xhavit Haliti dhe...

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

Policia e Kosovës trajnohet nga KFOR’i për ndihmën e parë emergjente

10/06/2026, 16:01
Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

Dhurata e veçantë që Dua Lipa mori nga komuniteti arbëresh në ditën e martesës

10/06/2026, 14:59
Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos datën e seancës fillestare për rastin e krimeve të luftës ndaj 21 të akuzuarve

10/06/2026, 14:27
Osmani pret që Kurti ta ketë gati draftin për Asociacionin: Serbia t’i hap arkivat për të pagjeturit

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

10/06/2026, 13:38
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv