https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mbrojtja e Thaçit kërkon që Specialja që ta zvogëlojë shtrirjen kohore të aktakuzës deri më 20 qershor 1999

Mbrojtja e Thaçit kërkon që Specialja që ta zvogëlojë shtrirjen kohore të aktakuzës deri më 20 qershor 1999
Share on FacebookShare on Twitter

Gregory W. Kehoe, avokati mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi më 1 shkurt 2023 ka dorëzuar një mocion përmes të cilit kërkon nga trupi gjykues që të lëshojë një urdhër për Prokurorinë Speciale që të zvogëlojë shtrirjen kohore të aktakuzës deri më 20 qershor të vitit 1999. Gjithashtu mbrojtja kërkon që të bëhet edhe zvogëlim i mëtejshëm i shtrirjes kohore dhe gjeografike të aktakuzës.

Këtë kërkesë e kanë arsyetuar me nevojën për të mbrojtur të drejtën e Hashim Thaçit për një gjykim të shpejtë. Mbrojtja e Thaçit në kërkesën drejtuar trupit gjykues thotë se duhet të merret parasysh edhe “pamjaftueshmëria e provave” në të cilat mbështetet Prokuroria Speciale për të vërtetuar ekzistencën e konfliktit të armatosur në Kosovës edhe pas 20 qershorit 1999.

“Trupi Gjykues duhet të sigurojë zhvillimin e drejtë dhe të shpejtë të procedurave duke ftuar SPO-në që të zvogëlojë shtrirjen kohore të aktakuzës në Konferencën përgatitore të Prokurorit të Specializuar. Siç është përcaktuar më poshtë, Trupi Gjykues ka autoritetin që të urdhërojë SPO-në që të zvogëlojë shtrirjen kohore (dhe gjeografike) të aktakuzës pavarësisht nga bazueshmëria e pretendimeve dhe provave që do të përjashtoheshin nga gjykimi nëse një urdhër i tillë do të ishte lëshuar. Në të dyja rastet, pamjaftueshmëria e provave në të cilat mbështetet SPO për të vërtetuar ekzistencën e konfliktit të armatosur në Kosovë përtej 20 qershorit 1999 është një faktor që duhet marrë parasysh në vendosjen nëse do të zvogëlohet shtrirja kohore e aktakuzës”, thuhet në dokument.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lidhur me këtë mocion të mbrojtjes së Thaçit ka dhënë përgjigje edhe Prokuroria Speciale e cila ka kërkuar që mocion të hidhet poshtë meqë sipas tyre është plotësisht i pabazuar.

Prokuroria Speciale në argumentimin e tyre kanë thënë se asnjë konstatim mbi ekzistencën e konflikt të armatosur pas 20 qershorit 1999 s’mund ta ndikojë periudhën e aktakuzës sepse periudha pas 20 qershorit 1999 gjithashtu ndërlidhet me 6 akuza për krime kundër njerëzimit të cilat do të jenë të pandikuara.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

ADVERTISEMENT

“Në fund, për arsyet e parashtruara më sipër, kërkesa shtesë e THAҪI drejtuar Trupit Gjykues për të zvogëluar shtrirjen kohore dhe/ose gjeografike të aktakuzës pasi e sheh të nevojshme për të mbrojtur të drejtën e të akuzuarit për një gjykim të shpejtë është tërësisht e pabazuar dhe duhet të hidhet poshtë përfundimisht”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Në fund Prokuroria thotë se për të gjitha arsyetimet e dhëna, Trupi Gjykues duhet ta refuzojë mocionin në tërësi. /Express

Poste të ngjashme

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13

  Për dy muaj e gjysmë, organizata joqeveritare “ETEA” ka mbledhur statistika në 6 komuna të vendit rreth përdorimit të...

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet operative me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe...

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27

Republika e Kosovës ka shënuar sot një moment të rëndësishëm diplomatik në Mbretërinë e Bashkuar me hapjen e shtëpisë së...

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42

27 vite më parë, më 12 qershor 1999, Kosova hyri në një kapitull të ri historik me hyrjen e forcave...

Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

12/06/2026, 14:38

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, është duke vazhduar në Qendrën e...

Lajmi i fundit

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

Alarm nga hulumtimi: 93 për qind e nxënësve në Kosovë përdorin inteligjencën artificiale për detyrat e shtëpisë

12/06/2026, 21:13
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Podujevë

12/06/2026, 19:36
Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Hapet shtëpia e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

12/06/2026, 19:27
27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

27 vite më parë, Kosova nisi epokën e lirisë – kujtohet hyrja e NATO-s dhe fundi i okupimit serb

12/06/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv