Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në kuadër të xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll.
Drita po fiton ndaj Fushë Kosovës, me një gol epërsi. Golin e vetëm në pjesën e parë e ka shënuar Blend Baftiu në minutën e 31’.
Llapi po triumfon ndaj Feronikelit 74 në Drenas, me golin e Hysenit, teksa Malisheva me Gjilanin po barazon pa gola.
Të tri ballafaqimet kanë filluar nga ora 15:00, me terminin e ri që nga kjo xhiro.