Shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në Mitrovicën e Veriut të martën.
Së fundmi ka ndodhur në vendin ku po qëndrojnë afër edhe gazetarët nga Prishtina.
Gjithashtu, është mbyllur rruga për qarkullim e cila të dërgon drejt KKZ’së, mëson Paparaci.
Aktualisht, Policët e Kosovës dhe zyrtarët e EULEX-it po monitorojnë situatën në veri.