https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Më 18 dhe 19 janar mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, flitet edhe për Kosovën

Më 18 dhe 19 janar mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s, flitet edhe për Kosovën
Share on FacebookShare on Twitter

Më 18 dhe 19 janar në Bruksel do të mblidhet autoriteti më i lartë i NATO-s që quhet Komiteti Ushtarak e në të cilin ndër të tjera do të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Kështu konfirmohet në një komunikatë të lëshuar nga NATO, ku thuhet se në pjesën e parë të 19 janarit shefat e mbrojtjes së NATO-s do të takohen me partnerët operacionalë në kuadër të KFOR-it e me të cilët do të bisedojnë për situatën në Kosovë dhe për misionin e KFOR-it.

“Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it”, thuhet në komunikatë.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Më pas do të diskutohet për misionin në Irak dhe për ngritjen e kapaciteteve të NATO-s atje me partnerët operacionalë si Suedia, Finlanda dhe Australia.

“Komiteti Ushtarak do të diskutojë më pas misionin jo luftarak dhe të ngritjes së kapaciteteve të NATO-s në Irak me partnerët e tyre operacionalë Suedinë, Finlandën dhe Australinë. Shefat e Mbrojtjes do të diskutojnë përpjekjet e vazhdueshme të Misionit për të ndihmuar Irakun në promovimin e stabilitetit më të madh, ndërtimin e institucioneve të tij të sigurisë dhe mbrojtjes dhe çrrënjosjen e terrorizmit”, thekson tutje komunikata. /Express

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës...

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03

Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Albin Kurtin. Ai e ka falënderuae Bedri...

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

10/07/2026, 14:24

Zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë lëshuar një njoftim për takimin që Kurti pati me kryetarin...

Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar

Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut

10/07/2026, 8:49

Një femër, shtetase e Malit të Zi, është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 17:00, në fshatin Banjë...

Lajmi i fundit

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18
Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15
Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03
Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

Pamje brenda takimit Kurti-Hamza

10/07/2026, 14:24
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv