Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për përvojat e saja në Qeverinë Thaçi dhe Kurti.
E pyetur se a është më e lehtë të bashkëpunohet me Kurtin apo me Thaçin, Kusari tha se nuk mund të krahasohen.

Duke folur për kohën sa ishte pjesë e Qeverisë Thaçi, Kusari tha se ka pasur pavarësi dhe vendimarrje të pandikuar si Ministre e Tregtisë, shkruan Reporteri.net.
“Është interesant se shumë gjëra mund të thuhen për personalitetin e tij ose për angazhimin e tij qoftë si kryeministër në mandat të parë ose të dytë, unë e kam thënë edhe më herët, unë kam pasur pavarësi dhe vendimarrje të pandikuar në Ministri të Tregtisë dhe Industrisë”, ka deklaruar Kusari në Klan Kosova.







