https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë

Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thonë se të dyshuarit ikën në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Mediat në Serbi kanë raportuar për një incident të armatosur që pretendojnë të ketë ndodhur në drejtim të oficerëve të stacionit policor të Kurshumlisë, në zonën e fshatit Paradë, në Serbi.

“Nova” raporton se janë shkrepur mbi 100 plumba nga armët automatike ndaj oficerëve të Stacionit të Policisë në Kurshumli dhe Stacionit të Policisë në Lukovska Banjë, në zonën e fshatit Parada.

Sipas këtij mediumi, që thotë se ka mësuar jozyrtarisht, rasti pretendohet se ka ndodhur tri ditë më parë, kur thuhet se oficerët e policisë nga Stacioni Policor i Kurshumlisë dhe Stacioni Policor i Banjës së Lukovës (Lukovska Banja) hasën pengesa në formën e pemëve të rrëzuara, të cilat i penguan ata të lëviznin më tej, në zonën e fshatit Paradë, në vendin e quajtur Ravna Gora, në rrugën lokale që të çon nga Banja e Lukovës në fshatin Rastelicë, raporton Klankosova.tv.

Ky medium thotë se menjëherë pas këtij rasti, “ata panë disa persona të panjohur që po largoheshin drejt zonës së Kosovës”.

“U qëlluan me breshëri të shkurtra dhe të gjata, nga armë automatike, dhe e gjitha zgjati rreth gjysmë ore, derisa ata u tërhoqën në Kosovë”, ka raportuar “Nova”, duke shtuar se nga ky incident askush nuk u lëndua.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq, media tjera, që njihen si të afërta me pushtetin në Serbi, kanë raportuar se personat që pretendohet të kenë shtënë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë në Serbi, kanë qenë shqiptarë.

“Edhe një sulm ndaj policisë serbe ka ndodhur para dy ditësh në zonën tokësore të sigurisë kur shqiptarët qëlluan më shumë se 100 plumba, i është konfirmuar ‘Blic’-it”, pretendon ky medium, sikurse edhe të tjerë si “B92”, “Pravda” e “Novosti”.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje te Policia e Kosovës për të marrë informacione nëse janë të informuar mbi këto pretendime.

Poste të ngjashme

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20

Drejtori i Komunikimeve i Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, ka përkujtuar 31-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë...

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2486 gjoba në trafik. Sipas...

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në takimin konsultativ me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Abdixhiku...

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), ka vazhduar edhe gjatë ditës...

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

10/07/2026, 15:03

Sami Lushtaku e ka komentuar takimin e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me Albin Kurtin. Ai e ka falënderuae Bedri...

Lajmi i fundit

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës

11/07/2026, 15:20
Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia shqiptoi 2486 gjoba në trafik brenda 24 orëve

11/07/2026, 14:57
Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

Osmani dhe Abdixhiku shkojnë në takim te Kurti

10/07/2026, 17:18
Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

Inspektorati vazhdon aksionin ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjera

10/07/2026, 16:15
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv