Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi e ka quajtur si pengmarrje të shtetit të Kosovës bllokadën e gjashtë në Kuvend.
“Kjo është komplet e pakuptimtë, e turpshme që për teke të një personi me mbetë peng shteti. Kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës. Sikur të dëshironin zgjidhje, kanë patur kohë që sa javë, kanë ende. Këta s’kanë numra për ta bërë qeverinë dhe fakti që Kurti s’mund të jetë kryeministër, ai po e mbanë peng shtetin dhe popullin tonë” ka thënë Memli Krasniqi./Indeksonline/