Kuvendi i Kosovës sot sërish është në përpjekje për t’u konstituuar, pas dy dështimeve të mëparshme – të martën dhe të enjten.
Para fillimit të seancës, për media ka folur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili ka dërguar një mesazh të qartë për të gjithë deputetët: të jenë prezentë në sallë dhe të kontribuojnë në funksionalizimin e Kuvendit.
Nuk ndryshon qëndrimi, jemi këtu për të konstituuar Kuvendin, andaj sot i ftojmë të gjithë deputet të jenë në sallë. Pikërisht për të treguar që jemi të interesuar me ecë përpara, jemi në kjëto momente në atë takim”, tha Krasniqi.
PDK, sipas Krasniqit, mbetet e përkushtuar në procesin e konstituimit dhe pret që të gjithë të tregojnë përgjegjësi institucionale në këtë fazë vendimtare për vendin.