Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, ka njoftuar se javën e kaluar është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Podujevës për mbështetjen financiare në tri projekte.
Projektet për të cilat bëhet fjalë janë:
* Ndërtimi i rrugës Turuçicë – Herticë (350,000.00 €)
* Sanimi dhe rehabiltimi i rrugës së dëmtuar nga vërshimet në fshatin Pakashticë – (154,000.00 €)
* Zgjerimi, sanimi dhe riasfaltimi i rrugës kryesore në Shamalluk (186,500.00 €)