https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Merret vendimi për dy të akuzuarit për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”

Merret vendimi për dy të akuzuarit për vrasjen në lokalin “Bon Vivant”

I akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U. në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vite burgim për vrasje të rende në bashkëkryerje dhe me 1 mijë e 500 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata ndaj Gërdovcit ka shqiptuar edhe dënim plotësues për konfiskimin e armës e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për veprën penale të vrasjes e rende në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, Avni Syla.

Më 10 janar, në fjalën përfundimtare, në rigjykimin ndaj të akuzuarve Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, Prokuroria kishte kërkuar dënimin e tyre, ndërsa mbrojtja lirimin e dy të akuzuarve. Dy të akuzuarit kishin zgjedhur të mbroheshin në heshtje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e 4 marsit 2022, gati 7 vite prej ngritjes së aktakuzës për vrasjen e rojës së lokalit “Bon Vivant”, aktakuza ndaj dy të përfshirëve në këtë rast, Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit, është ndryshuar. Sipas Prokurorisë, Masar Gërdovci është i akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U e jo Sherif Krasniqi.

Gjykata Supreme rastin e ka kthyer në rigjykim pasi që sipas kësaj instance të akuzuarit Gërdovci dhe Krasniqi, janë shpallur fajtorë për veprime të cilat dallojnë nga ato për çka janë akuzuar.

Me aktgjykimin e vitit 2019, Masar Gërdovci, ishte dënuar me 21 vjet e 8 muaj burgim, pasi që ishte shpallur fajtor për vrasje, ndërkaq Sherif Krasniqi, ishte dënuar me 4 vjet e 3 muaj, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje, pasi që ndaj tij ishte bërë ricilësimi i veprës penale nga vrasje e rëndë në bashkëkryerje, në pjesëmarrje në rrahje.

Kolegji i gjyqtarëve të Apelit i përbërë nga kryetari Xhevdet Abazi, gjyqtari referues Abdullah Ahmeti dhe anëtari Kreshnik Radoniqi, më 18 tetor 2019, kishin shqyrtuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, palës së dëmtuar dhe mbrojtësve të të dënuarve.

Pas ankesave, Gjykata e Apelit rastin e kishte kthyer në rigjykim duke konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kushtëzojnë anulimin e aktgjykimit. Sipas Apelit, arsyet e dhëna në aktgjykim janë të paqarta dhe kundërthënëse.

Pas rigjykimit i cili kishte zgjatur dhjetë muaj, gjykata e shkallës së parë sërish kishte marrë aktgjykim dënues, ashtu që të akuzuarit Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, i kishte shpallur fajtorë për vrasjen e rojës në lokalit “Bon Vivant”.

Sipas aktgjykimit që ishte shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Suzana Çerkini, i akuzuari Gërdovci ishte dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të vrasjes në bashkëkryerje, ndërsa të njëjtit gjykata i ka shqiptuar edhe 1 mijë e 500 euro gjobë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ky aktgjykim ishte atakuar sërish në Gjykatën e Apelit, ka qenë prokuroria ajo që ka kërkuar ashpërsimin e dënimit ndaj të akuzuarve.

Aktakuza ndaj Masar Gërdovcit dhe Sherif Krasniqit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 korrik 2015.

Ata thuhet se në bashkëkryerje, kishin privuar nga jeta të ndjerin Rr.U, duke kryer kështu veprat penale vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas prokurorisë, më 13 tetor 2014, Masar Gërdovci dhe Sherif Krasniqi, kishin shkuar në lokalin “Bon Vivant”, i cili gjendet në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë.

Sipas aktakuzës, me të hyrë brenda në lokal, menaxheri i lokalit Ilir Misini, i pyet të pandehurit se a kishin rezervuar ku të njëjtit ishin përgjigjur “Ne asnjëherë nuk kemi bërë rezervim” dhe kishin vazhduar të ulen në tarracë, në pjesën e pasme të lokalit.

Në aktakuzë thuhet se menaxheri i lokalit i kishte thënë tani të ndjerit Rr.U, të merret me të pandehurit që t’i largojë nga lokali, i cili ishte ofruar tek tavolina ku ishin ulur ata, me qëllim për t’i larguar nga lokali pasi të njëjtit nuk kishin rezervim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sipas aktakuzës, sapo Rr.U largohet dhe hyn në sallën e lokalit, të pandehurit ngriten nga tavolina dhe shkojnë në drejtim të tij, ku fillojnë ta sulmojnë me grushte.

ADVERTISEMENT

Gjithnjë sipas aktakuzës, me qëllim që ta privojnë nga jeta fillimisht Masar Gerdovci, e kishte nxjerrë revolen nga çanta e tij dhe kishte shtënë në drejtim të punëtorit të sigurimit Rr.U, i cili ishte përulur në atë moment për t’i shmangur goditjeve.

Në aktakuzë thuhet se, Rr.U, me t’u ngritur në këmbë niset në drejtim të tashmë të pandehurve që në moment ishte duke shkuar në drejtim të daljes nga lokali, papritmas i pandehuri Sherif Krasniqi, me dashje që ta provojë nga jeta merr revolen nga Masar Gërdovci dhe shkrep dy herë në drejtim të tani të ndjerit me, ç‘rast e plagos në regjionin e gjoksit dhe si pasojë e gjakderdhjes masive nga plagët e marra, ndërron jetë në QKUK. /BetimipërDrejtësi

Poste të ngjashme

Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Konfiskohen në Jarinjë uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe predhë antitank

19/11/2025, 10:14

Të martën në fshatin Jarinjë e Poshtme në veri të Mitrovicë Policia gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e...

Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

19/11/2025, 9:56

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 18 nëntorit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur...

Vjen postimi i parë i Granit Xhakës pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, shqiptarët vërshojnë në komente

Vjen postimi i parë i Granit Xhakës pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, shqiptarët vërshojnë në komente

19/11/2025, 9:36

Ylli futbollistik i Zvicrës me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka së bashku me ekipin e tij helvetik mbrëmë zbritën në stadiumin...

PDK, LDK, AAK dhe NISMA bojktojnë seancën e orës 11:00 – çka thanë?

PDK, LDK, AAK dhe NISMA bojktojnë seancën e orës 11:00 – çka thanë?

19/11/2025, 9:08

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, e NISMA do t’a bojkotojnë seancën e...

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku

18/11/2025, 10:31

Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Konfiskohen në Jarinjë uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe predhë antitank

19/11/2025, 10:14
Arrsetohet një person për vjedhje në Podujevë

Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

19/11/2025, 9:56
Vjen postimi i parë i Granit Xhakës pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, shqiptarët vërshojnë në komente

Vjen postimi i parë i Granit Xhakës pas ndeshjes në “Fadil Vokrri”, shqiptarët vërshojnë në komente

19/11/2025, 9:36
PDK, LDK, AAK dhe NISMA bojktojnë seancën e orës 11:00 – çka thanë?

PDK, LDK, AAK dhe NISMA bojktojnë seancën e orës 11:00 – çka thanë?

19/11/2025, 9:08
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv