Dy persona janë plagosur paraditën e sotme, gjatë një grabitje me armë zjarri në Veternik. Derisa njëri nga të plagosurit është dërguar menjeherë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) në gjendje të rëndë, i plagosuri tjetër i komunitetit serb Millosh Vukojeviq ishte dërguar fillimisht në Spitalin e Graçanicës për trajtim.
Por vetëm pak orë më vonë, ai është transferuar për trajtim të mëtejmë në Qendren Klinike Universitare.
Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Agron Çitaku ka thënë për Indeksonlinen se Vukojeviqin e kanë sjellë në QKUK nga spitali i Graçanicës në gjendje të rëndë rreth orës 12 dhe se ai tashmë është në reanimim në sallën operative.
E kanë sjell mbas orës 12 në Emergjencë. Ai tashmë është në reanimim në sallën operative” , tha ai.
Ndërkaq dhe i plagosuri tjetër Fahri Ademi i cili është pjesëtari i sigurimit është duke u trajtuar në QKUK. Ai orë më parë i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjike dhe se tashmë pas operacionit gjendet në mjekim intenziv.