Është një arritje e madhe për Podujevën dhe banorët e saj që tani kanë një objekt të ri të Urgjencës, i cili ofron shërbime të standardeve më të larta për kujdesin urgjent dhe emergjent. Përurimi i kësaj ndërtese u bë në bashkëpunim me Kryeministrin Albin Kurti dhe Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqi. Investimi prej 1.7 milionë euro, i financuar nga Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity”, përfaqëson një hap të rëndësishëm për rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor në këtë rajon.
Ky objekt modern me tri kate përmirëson ndjeshëm kushtet e punës për profesionistët shëndetësorë dhe infrastrukturën e nevojshme për t’u përballur me rastet e emergjencave shëndetësore. Kjo nismë përkujton përkushtimin për të vazhduar investimet e nevojshme në sistemin shëndetësor, duke garantuar siguri dhe kujdes për çdo qytetar të Podujevës.
Postimi i plotë:
???? Urgjenca e re për Podujevën
???? Bashkë me Kryeministrin z. Albin Kurti dhe Kryetarin e Komunës z. Shpejtim Bulliqi përuruam objektin e ri të Urgjencës në Podujevë.
✅ Ky objekt, me tri kate të dedikuara për kujdesin urgjent dhe emergjent, do të ofrojë shërbime me standarde të larta.
????????Investimi prej 1.7 milionë euro, i financuar nga Komuna e Podujevës dhe “Qatar Charity”, mundëson siguri për kujdesin shëndetësor ndaj qytetarëve tanë.
????Përmirësimi i kushteve të punës për profesionistët tanë shëndetësorë dhe i infrastrukturës shëndetësore është përkushtimi ynë, dhe do të vazhdojmë me investime të reja.
#MinistriaShëndetësisë #QeveriaPërShëndetësinë #ShëndetiPublik #Podujeva







