https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ministria e Hajrullah Çekut shpall tender gati 100 mijë euro për intervenime emergjente në Rezidencën e Rugovës

Ministria e Hajrullah Çekut shpall tender gati 100 mijë euro për intervenime emergjente në Rezidencën e Rugovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që udhëhiqet nga Hajrullah Çeku, ka shpallur një tender për intervenime emergjente në Rezidencën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, raporton Express.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në e-prokurim, vlera e këtij tenderi është rreth 100 mijë euro.

Përmes kontratës Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova – Prishtinë tentohet intervenimi sipas paramasës se bashkëlidhur dhe dokumentacionit tjetër përcjellës lidhur me projektin në fjalë Të gjitha intervenimet e parapara janë të paraqitura detajisht në paramasë”, thuhet në njoftim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 90 ditë, derisa afati i fundit për dorëzimin e ofertave për këtë tender është 3 shkurti.Ndryshe, sot është 17 vjetori i vdekjes së Rugovës. Për homazhe te varri i tij sot kanë shkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Pas homazheve, Osmani tha se Rugova iu dha zë të gjitha kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, presidentit historik, Ibrahim Rugova, e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”.

“Natyrisht se është trashëgimia që ai la pas që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pandalura për shtetin tonë dhe shtetin që u ndërtua me aq shumë mund e sakrificë të shumë burrave e grave të Kosovës”.

ADVERTISEMENT

Osmani, mes tjerash, tha se ashtu siç Rugova ndërtoi miq e aleatë që e mbështetën Kosovën në ditët më të errëta ashtu do të vazhdojnë t’i ruajn këto aleanca në rrugën përpara të vendit.

“Ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtojë miq e aleatë që e mbështetën Kosovën në ditët më të errëta e të rënda ashtu do i ruajmë këto aleanca në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida. I përjetshëm është kujtimi për të , trashëgimia e tij do të rrojë përherë edhe në brezat e ardhshëm”, tha presidentja Osmani.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ndërsa, Kurti deklaroi se Rugova kujtohet për sjelljen e tij paqësore dhe humaniste, e po ashtu për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe kombëtarizimin e rezistencës.

“Bashkë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu vendosëm lule të freskëta dhe bëmë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, presidentit të parë të Republikës së parë të Kosovës dhe presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës”, është shprehur Kurti pas homazheve./Gazeta Express

Poste të ngjashme

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05

  Ka nisur shpërndarja e mëshqerrave për fermerët përfitues në Komunën e Podujevës, në kuadër të projektit “Përkrahje me mëshqerra”....

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00

Një person është gjetur pa shenja jete në një dhomë të hotelit “Berati” në fshatin Sllatinë e Madhe, në komunën...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52

Një rast i rëndë i sulmit seksual është raportuar në një shkollë të mesme të ulët në Ferizaj, ku viktimë...

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31

Partitë opozitare kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për një takim në fillim të javës së ardhshme lidhur me...

Gjykata Kushtetuese ndalon përkohësisht veprimet e presidentes dhe të Kuvendit deri me 31 mars

Vrasje në tentativë, arrestohet një person – i konfiskohen armë e fishekë

13/03/2026, 8:39

Një vrasje në tentativë ka ndodhur ditën e djeshme në Fushë Kosovë. Policia e Kosovës bën të ditur se për...

Lajmi i fundit

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

Fillon shpërndarja e mëshqerrave për fermerët llapjanë

13/03/2026, 20:05
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në hotel

13/03/2026, 20:00
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Sulm seksual ndaj një nxënëseje 10-vjeçare në Ferizaj, arrestohet punëtori teknik i shkollës

13/03/2026, 19:52
Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

Opozita nuk pranon të takohet me Kurtin për Presidentin, presin vendimin e Kushtetueses

13/03/2026, 18:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv