https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

MKRS: Zyrtarët që lejojnë rrënimin e objekteve të mbrojtura do të ndiqen penalisht

MKRS: Zyrtarët që lejojnë rrënimin e objekteve të mbrojtura do të ndiqen penalisht

Sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Bislim Bislimi, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me aktakuzën e ngritur për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Drejtorisë së Urbanizmit në Prizren.

Bislimi tha se të akuzuarit kanë lejuar rrënimin e një objekti i cili është në mbrojtje.

“Sikurse është njoftuar opinioni publik, dje Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave në cilësinë zyrtare të zyrtarëve publik të Komunës së Prizrenit për shkak të lejimit të rrënimit të objekteve me status ligjor të mbrojtjes së përhershme si asete të trashëgimisë kulturore arkitekturore, gjegjësisht rrënimi i ish-kompleksit Sarajet e Vjetra në Prizren.”, tha Bislimi.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është hera e parë që një gjë e tillë po ndodh, por ministria ka marrë masa që të zvogëlojë shkatërrimin e objekteve që janë në mbrojtje dhe ata që lejojnë të ndodhë diçka e tillë, nuk do të mbesin pa u ndëshkuar.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Vite me radhë, institucionet kompetente profesionale të trashëgimisë kulturore janë ballafaquar me raste të shumta të dëmtimit të qëllimshëm, shkatërrimit apo tjetërsimit të objekteve që gëzojnë status ligjor të mbrojtjes, të cilat dëme janë bërë në emër të përfitimit privat, duke shpërfillur kufizimet ligjore që ekzistojnë mbi këto objekte, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ligjit për Trashëgimi Kulturore, Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ligje e akte tjera juridike në fuqi… MKRS përtej programit masiv të konzervimit dhe restaurimit që po e zbaton aktualisht, vitet e fundit është angazhuar shumë që përmes instrumentit të funksioneve ekzekutive administruese të institucioneve të saj me theks të veçantë Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, ka rritur ndjeshëm aktivitetin në drejtim të parandalimit të dukurive të kundërligjshme të shkatërrimit dhe humbjes së të mirave kulturore dhe historike që mbrohen me Kushtetutë dhe me ligj.”, tha ai.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lidhur me hapat e mëtejmë institucional, Bislimi theksoi se i bëjnë thirrje Prokurorisë në Prizren që të merret me rastin dhe të ndëshkojnë zyrtarët përgjegjës dhe se ju bën thirrje edhe të akuzuarve që të japin dorëheqje nga pozita zyrtare dhe tregoi se për rikonstruktimin e objektit të rrënuar duhet ndarë 15 milion euro, një shumë e konsiderueshme nga buxheti i shtetit.

ADVERTISEMENT

“MKRS rikujton edhe me këtë rast se koordinimi mes MKRS-së, Policisë, Prokurorisë dhe gjyqësorit do të thellohet edhe më tej dhe se çdo rast ku konstatohen veprime të paligjshme në asete apo zona mbrojtëse, do të procedohen penalisht, qoftë kjo për zyrtarë publikë të nivelit qendror apo lokal, qoftë për palët tjera që përfshihen në shkatërrimin apo humbjen e vlerave që mbrohen me Kushtetutë dhe me ligj. Për shkak se vërejmë një angazhim negativ gjithnjë në rritje të zyrtarëve të pushtetit lokal që shkon në drejtim të cenimit të Ligjit për Trashëgimi Kulturore dhe në favor të interesave të paligjshme private apo grupore, i ftojmë ata të heqin dorë nga kjo praktikë, të koordinohen maksimalisht me institucionet kompetente të trashëgimisë kulturore dhe të sigurojnë zbatimin e legjislacionit sektorial në këtë fushë të interesit publik, siç detyrohemi të gjithë ne që ushtrojmë autoritet publik.”, tha ai.

Për rikonstruktimin e objektit të rrënuar duhet ndarë afro 16 milionë euro, një shumë e konsiderueshme nga buxheti i shtetit.

Post Views: 112

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Serbia arreston një shqiptar në kufirin me Preshevë, kapet me heroinë

23/08/2025, 23:28

Policia serbe ka arrestuar një shtetas shqiptar me inicialet S.Z. (1995) në pikën kufitare afër Preshevës. Tëvë1 meson se gjatë...

Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, përditësohen të dhënat

Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, përditësohen të dhënat

23/08/2025, 23:18

Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare njofton qytetarët dhe udhëtarët për fluksin aktual të automjeteve dhe kamionëve në pikat e...

Anton Quni pritet nga Papa Leo XIV, i dhuron pikturën e Presidentit Rugova

Anton Quni pritet nga Papa Leo XIV, i dhuron pikturën e Presidentit Rugova

23/08/2025, 19:37

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, është mirëpritur nga Papa Leo XIV. Takimi u vlerësua nga LDK si...

Nga debati me Donika Gërvallën, Anton Quni shkon te Papa

Nga debati me Donika Gërvallën, Anton Quni shkon te Papa

23/08/2025, 18:13

Deputeti i LDK-së, Anton Quni së bashku me gruan e tij, Mirjanën kanë udhëtuar për në Itali, ku kanë takuar...

Kurti: Investime jetike për infrastrukturën tonë kritike, kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm

Kurti u bën thirrje mërgimtarëve të regjistrohen për votim në zgjedhjet lokale

23/08/2025, 18:03

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit,...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Serbia arreston një shqiptar në kufirin me Preshevë, kapet me heroinë

23/08/2025, 23:28
Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, përditësohen të dhënat

Kolonat dhe pritjet në pikat kufitare, përditësohen të dhënat

23/08/2025, 23:18
Anton Quni pritet nga Papa Leo XIV, i dhuron pikturën e Presidentit Rugova

Anton Quni pritet nga Papa Leo XIV, i dhuron pikturën e Presidentit Rugova

23/08/2025, 19:37
Nga debati me Donika Gërvallën, Anton Quni shkon te Papa

Nga debati me Donika Gërvallën, Anton Quni shkon te Papa

23/08/2025, 18:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv