Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me dialogun Kosovë Serbi, përcjell InLajmi.
Ai ka ironizuar me Kurtin duke i thënë se çfarë ka sjellur ai në jetë janë fantazma të vjetra që Kosova i ka refuzuar dikur.
Ai tha se mosnjohja normalizohet, asociacioni formohet, problemet thellohen e krejt kto sipas tij pushteti i tregton si fitore dhe i manipulon faktet.
Molliqaj shtoi se qeveria sillet rreth projekteve të vjetra të cilat i riciklon në një letër vezulluese dhe fjongo në ballë.
Ai tha se Kosova ka memorie për ngjarjet , rezistenca sipas tij vazhdon sepse rezistenca e okupimit nuk është harruar kurrë nga Kosova
Postimi i plotë i tij:
Çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova.
Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit.
Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet.
Mosnjohja normalizohet, Asociacioni formohet, konflikti spostohet, problemi thellohet. E tërë këtë na tregtojnë si fitore.
Dokumente e plane, drafte e propozime. Sillemi rreth projekteve të vjetra, që i riciklon qeveria e re, mbështjellur me një letër vezlluese, me një fjongo në ballë.
Këta harrojnë që Kosova ka memorie për ngjarjet. Nuk i kemi djegur kujtimet me ardhjen e pushtetit të ri. As rezitencën kundër okupimit. Prandaj rezistenca vazhdon. /InLajmi/