https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Moment i rrezikshëm” zbatimi i planit për targat

“Moment i rrezikshëm” zbatimi i planit për targat

Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Kjo fazë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me targa të tilla, dhe, sipas planit, do të niste së zbatuarit më 22 nëntor, nga ora 8 të mëngjesit.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje. Kurti i është i përgjigjur se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme, shkruan REL.

Kjo shtyrje për 48 orë u bë pas dështimit të negociatave në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e hodhi përgjegjësinë kryesisht te pala kosovare për mosarritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave, duke shtuar se kjo situatë “lë vakum shumë të rrezikshëm sigurie”.

Ai, pas dështimit të negociatave, kërkoi nga Kosova që menjëherë “t’i pezullojë fazat e mëtejshme” të planit për riregjistrimin e makinave në veri të Kosovës, ndërsa nga Serbia “të pezullojë lëshimin e targave” të reja, të tilla si KM, që në Kosovë konsiderohen të paligjshme. Serbia u pajtua me këtë propozim, por jo edhe Kosova.

Qytetarët serbë në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – të mbështetur nga autoritetet e Beogradit, kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për targat.

Ata më herët kanë deklaruar se do të bëjnë rezistencë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, por presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje atyre që edhe nëse protestojnë ndaj këtij vendimi, këtë ta bëjnë në mënyrë paqësore dhe demokratike, si dhe të tregojnë se serbët nuk dëshirojnë konflikt.

Mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur me çështjen e targave, e bën situatën e sigurisë në veri të Kosovës shumë më të ndjeshme sesa që ka qenë deri më tash, vlerësojnë njohësit e proceseve politike dhe të çështjeve të sigurisë në Kosovë.

Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi, e sheh refuzimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë zbatimin e planit për targat gjatë negociatave në Bruksel, si një “bindje sovraniste të saj, frymë e cila dominon edhe te baza mbështetësve të saj, në kontekstin e ushtrimit të së drejtës që ka”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“E shoh si një gatishmëri për t’i shkuar kësaj ideje deri në fund, pa i marrë parasysh pasojat që burojnë prej kufizimeve dhe mungesës efektive të kontrollit mbi territorin që e ka Kosova në veri të saj. Pra, e shoh si kundërproduktive për zgjidhjen e problemit kryesor që e ka Kosova dhe me pasoja të mundshme në thellimin e izolimit dhe cungimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thekson Maliqi.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, shpreh mendimin që ndaj zbatimit eventual të planit të Qeverisë së Kosovës për targat, reagimet e qytetarëve serbë në veri janë të pritshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Normalisht, refuzimi mund të jetë individual, por do të ketë edhe instruksione për veprim kolektiv ndaj kësaj mase, përmes bllokimit të rrugëve me tubime e protesta, si dhe masa të tjera represive ndaj rendit dhe qetësisë publike në këtë pjesë (veri) të vendit”, vlerëson Ibishi.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, duke folur për aspektin e sigurisë në veri të Kosovës, më 21 nëntor, ka theksuar se në atë pjesë ekziston misioni EULEX, por edhe KFOR-i.

“Por, ata nuk mund të marrin sipër rolin e Policisë së Kosovës”, tha Borrell.

Nuredin Ibishi vlerëson se Qeveria e Kosovës do t’i qaset zbatimit të planit të saj duke angazhuar kapacitetet e institucioneve të sigurisë dhe rendit.

“Mendoj se ka kapacitete të bollshme për mbikëqyrjen e vendkalimeve kufitare dhe të mbikëqyrjes së vijës kufitare, por edhe të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike në brendi të këtyre katër komunave, si dhe stacioneve dhe nënstacioneve policore”, thotë Ibishi.

“Momenti më i rrezikshëm”

Megjithatë, Agon Maliqi shpreh përshtypjen e tij se Kosova, me qasjen aktuale, nuk e ka kapacitetin imponues që ta zbatojë vetë planin e saj për targat ilegale, pa mbështetjen e mjaftueshme ndërkombëtare.

Situatën në veri të Kosovës, megjithatë ai e cilëson si “më të rrezikshmen që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008” dhe, sipas tij, në rast se përkeqësohet situata e sigurisë, është vështirë të gjendet rrugëdalja.

Për më shumë, misioni i EULEX-it, i cili, siç thotë ai, ka mandatin mbikëqyrës, nuk mund të marrë rolin për të siguruar rendin dhe paqen.

“KFOR-i, në anën tjetër, mund të rikthehet në bazë të mandatit që e ka prej Kombeve të Bashkuara, si forcë e parë e ndërhyrjes. Kjo do të bënte regres të madh, në kontekstin e krijimit të një situate të veçantë të sigurisë në veri, gjë që efektivisht e ndan veriun nga perspektiva e rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës”, thekson Maliqi.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ka tri faza.

Pas fazës së parë, shqiptimit të qortimeve për ngasësit e makinave me targa ilegale që zgjati deri më 22 nëntor, Policia e Kosovës duhej të niste zbatimin e fazës së dytë – shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh ndaj ngasësve të këtyre veturave, që është shtyrë edhe për 48 orë.

Faza e tretë përfshin përdorimin e targave provuese, ndërkaq pas 21 prillit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm makinat me targa RKS.

Qeverisë së Kosovës, në vazhdimësi, i është sugjeruar dhe kërkuar nga partnerët perëndimorë brenda Bashkimit Evropian dhe nga Shtetet e Bashkuara që të shtyjë për 10 muaj zbatimin e planit për targat.

ADVERTISEMENT

Çështja e targave ilegale serbe në Kosovë ka shkaktuar tensione që nga fundi i korrikut të sivjetmë.

Ndaj vendimit të Qeverisë për t’i konvertuar këto targa ilegale në targa RKS (Republika e Kosovës), disa serbë lokalë në veri të Kosovës asokohe u rebeluan dhe ngritën barrikada.

Me sugjerimin e komunitetit ndërkombëtar, Qeveria e Kosovës, atëbotë, shtyu zbatimin e vendimit për riregjistrimin e makinave.

Plani i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit për riregjistrimin e veturave me targa ilegale dhe konvertimin e tyre në targa RKS, si dhe vendimi i autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar zbatimin e planit, ka nxitur reagimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të Kosovës.

Më 5 nëntor, ata kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet qendrore dhe lokale në katër komunat e veri të vendit, si dhe nga Policia e Kosovës dhe Gjyqësori.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Post Views: 207

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34

Një fëmijë është mbytur mbrëmjen e sotme në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut. Këtë për Klankosova.tv e...

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51

Ndryshim dramatik i motit vjen pas një periudhe të gjatë temperaturash jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë pjesën më të...

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06

Një rast personi të zhdukur është raportuar sot në mëngjes në Podujevë, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia...

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë ka qenë i rrejshëm dhe se...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes në rrethana të panjohura një grua

05/07/2025, 7:39

Një grua është gjetur pa shenja jete të premten në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë, ende nuk dihen shkaqet e...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare

05/07/2025, 20:34
Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

Paralajmërohet ndryshim drastik i motit në Evropë, ulje temperaturash dhe stuhi të forta

05/07/2025, 18:51
15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

15-vjeçarja zhduket gjatë natës në Podujevë – Familjarët alarmojnë Policinë

05/07/2025, 15:06
Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

Kryprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025, 13:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv