Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se punëtori u lëndua në kompleksin ku kompania “Cima Construction” po kryente punime, në rrugën “Cen Dugolli”. Viktima ka qenë duke bërë instalimin e skeleve, kur në një moment, këto pajisje e kanë zënë.
Punëtori fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare, ku po merr trajtim mjekësor
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, teksa sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga m
omenti i intervenimit të punëtorëve.