Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka arritur në Kosovë me një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë.
Thaçi aktualisht gjendet në QKUK, ku babai i tij po trajtohet që disa ditë.
Me tu futur në ambientet e QKUK-së, Thaçi ka përshëndetur me dorë disa qytetarë që po ndiqnin nga distanca arritjen e tij në ambientet spitalore.