Në fund të marsit dhe në ditën e parë të prillit në vendin tonë kanë rënë temperaturat të cilat po përcillen edhe me reshje shiu.
Rreth këtyre ndryshimeve meteorologjike ka folur në Kosova Today edhe meteorologu Mendim Rugova.
Ai ka parashikuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, por ka shtuar se mund të ketë edhe reshje bore.
Ditëve të ardhshme kemi me pasur kohë pas kohe të reshura të shiut, mirëpo deri në fund të javës presim një goditje polare. Edhe në zona më të ulëta mund të ketë reshje të borës, ndoshta do të krijohet edhe ndonjë shtresë. Edhe pse nuk është diçka e jashtëzakonshme, viteve të fundit kemi parë deri në 10-15 centimetra”, tha mes tjerash ai në Klan Kosova.