Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
IHK njofton se vranësirat mund te paraqiten rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi.