Të premten pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu kohë pas kohe, ndërsa në disa zona reshjet mund të jenë në formë rrebeshesh, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima, raporton Gazeta Sinjali
Ndërkohë, pluhuri saharian që ka mbuluar rajonin ditët e fundit do të fillojë të tërhiqet gradualisht.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi që varion nga 16 deri në 39 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku ato minimale do të jenë nga 7 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 10 deri në 13°C.