Reshje shiu përfshijnë vendin orëve të hershme të mëngjesit ditën e enjte, derisa gjatë ditës do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore me hove deri në 20m/s (70km/h) apo edhe më shumë në pjesë të Dukagjinit, deri në 90km/h.
Të premtën do të ketë më shumë intervale me diell, e të shtunën sërish vransirat fillojnë të shtohen, derisa të dielen paraqiten reshje shiu, që mund të jenë më të vazhdueshme në pjesë të vendit.
Temperaturat shënojnë rritje deri në 20C e 22C ditën e premtë dhe shtune, e të dielen zbresin në 15C e 17C. Minimalet mbesin të larta, e luhaten ndërmjet 5C e 9C, njofton Mendimi për Motin.