Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Besim Mulaj, thotë se pas takimeve të suksesshme në Prishtinë, rrugëtimi ynë vazhdoi në Llapin heroik, ku zemra dhe historia e Kosovës flasin vetë, raporton GazetaBlic.
Mulaj thotë se Llapi nuk ka qenë kurrë vetëm një rajon – është simbol i besnikërisë, i guximit dhe i vizionit shtetformues.
Postimi i plotë:
LLAPI HEROIK – ZEMRA E LDK-së DHE SHTYLLA E FITORES ME 9 SHKURT
Pas takimeve të suksesshme në Prishtinë, rrugëtimi ynë vazhdoi në Llapin heroik, ku zemra dhe historia e Kosovës flasin vetë. Në fshatrat Siboc dhe Kirpimeh u ndjemë si në shtëpinë tonë, mes llapjanëve që gjithmonë kanë qenë shtylla e qëndrueshmërisë kombëtare dhe politike.
Llapi nuk ka qenë kurrë vetëm një rajon – është simbol i besnikërisë, i guximit dhe i vizionit shtetformues. Si dikur, kur ishte krahu i djathtë i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, edhe sot vazhdon të mbetet themeli i pathyeshëm i LDK-së. Me Dr. Ekrem Hysenin në krye, llapjanët janë garancia dhe fuqia që po e çojnë përpara fitoren e Dr. Lumir Abdixhikut.
Në çdo takim, në çdo fshat e në çdo rrugë, shihej qartë: Llapi është me LDK-në dhe me 9 shkurt do të tregojë sërish se besimi i pathyeshëm dhe vullneti qytetar do të sjellin suksesin e merituar!
#Highlight