https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/

“Mulla Mercedesi, a je benz a dizell”/ A ishin reagimet ndaj hoxhës nga Prizreni shkak për sulmin fizik ndaj Valon Sylës

ADVERTISEMENT

Sinjali mëson se Syla është dërguar në Emergjencë, ku edhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

E gjithë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pak minuta pas përfundimit të emisionit ‘Pressing’ në T7, ku Syla është panelist.

Menjëherë pasi ai ka dalë nga zyrat e televizionit, tre persona dyshohet ta kenë ndjekur nga pas dhe e kanë sulmuar në kafenenë ‘Image’ duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë.

Por cila mund të ketë qenë arsyeja për sulmin fizik ndaj tij?

Gjatë ditës së sotme gazetari Syla ka bërë tetë reagime në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me veturën luksoze që mori si dhuratë nga disa besimtarë hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami.

Ndër të tjera, Syla ka publikuar dy video me përshëndetje për hoxhën Mazllami, teksa në sfond dëgjohet një këngë ‘o me Mercedes, o me aeroplan, ta shëtisim botën ne të dy moj xhan’.

“Një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin nga unë. A je benz a je dizell?”, kishte shkruar Syla bashkëngjitur me videon.

Një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin nga unë.A je benz a je dizell?#albanologji #maraklitëkerreve #bik #mullamercedesi #islam #xhemat

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

E në videon tjetër, ai ka bërë një përshëndetje për Bashkësinë Islame.

“Një përshëndetje për BIK’un. Në mënyre të vecantē për xhematin e mercedesit, në stilin islamik arabik, të shqipëruar nga unë”, shkroi ai.

Një përshëndetje për BIK’un. Në mënyre të vecantē për xhematin e mercedesit, në stilin islamik arabik, të shqipëruar nga unë.#albanologji #maraklitëkerreve #islam #bik #mullamercedesi

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

Nje batutë për BIK, hoxhallarë dhe marakli të kerreveMuhamedi A.S. pe sheh Jezu Krishtin në Parajsë (Hazreti Isën)……

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

Mercedesa për ‘Mulla Rekrutues të ISIS’it’… Mazllem Mazllemi ose ‘Mulla Mercedesi’ që po merr dhurata nga ‘xhemati’…

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

Ishte viti 1984, kur për herë të parë e pashë Naim Tërrnavën. Kishte ardhë te baba jem, me ja ble një kerr. Një Fiqë që…

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

Krejt ju xhemati i facebookut që po shani nëpër komente, dine që lirisht mundeni me ja nisë me hongër e me pi se…

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

Bashkësia Islame, siç po duket me aktivitetet për Ramazan, veç dollarin Zot e kanë.Të Allahut jeni, dhe të mercedesi…

Posted byValon A. Sylaon Tuesday, April 11, 2023

Kujtojmë që Syla ishte sulmuar edhe para disa vitesh në lagjen Pejton të Prishtinës, pasi në vazhdimësi kishte bërë komente për mërgimtarët, duke i quajtur ata ‘gërrnaqa’.

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit