Munësh por pastaj nuk munësh, sepse t’shkarkojnë”, sigurisht ju kujtohet kjo deklaratë e Kryeministrit Kurti. Ishte “kumtesa” e shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, Agim Veliu. Kurti e pati shkarkuar Veliun, sepse ai ishte “pro” shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme (atëherë kohë pandemie), e ku kompetencat e udhëheqjes së Kshillit të Sigurisë i takonin Presidentit, atë botë Hashim Thaçi. Pikërisht Ligji për Këshillin e Sigurisë Presidentja e tanishme, Vjosa Osmani ia ka kthyer mbrapa Kuvendit, dhe atë një ndër arsyetimet është pikërisht sepse me këtë ligj, të cilin e votoi mazhoranca (LVV), do të cënoheshin kompetencat e Presidentit, në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Presidenca: Dy ligje në kundërshtim me Kushtetutën
Presidenca e Kosovës ka konfirmuar se presidentja Vjosa Osmani ka kthyer në rishqyrtim Ligjin për Këshillin e Sigurisë dhe atë për mbrojtjen e konsumatorit.
Në një komunikatë për media, ku janë publikuar edhe vendimet për rikthimin e ligjeve në Kuvend, presidenca ka thënë se Osmani ka përdorur të drejtën e vetos.
Ligji për Këshillin e Sigurisë, siç thotë presidenca, me përmbajtjen aktuale rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë. Për më tepër, bashkëngjitur gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.” – thuhet në komunikatë.