https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mungon prokurori, shtyhet gjykimi për vrasjen e rëndë në 2015-ën në Lipjan

Mungon prokurori, shtyhet gjykimi për vrasjen e rëndë në 2015-ën në Lipjan

Në mungesë të përfaqësuesit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ndaj dy të akuzuarve Besnik dhe Bajram Bedrolli, të cilët akuzohen për vrasje të rëndë.

Dy të akuzuarit Bedrolli po ngarkohen se në shkurt të vitit 2015, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit, pas një mosmarrëveshje mes tyre, në bashkëkryerje e kishin privuar nga jeta tani të ndjerin U.D.

Lidhur me mungesën e përfaqësuesit nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ngadhnjim Arrni ka konstatuar se i njëjti ka qenë i ftuar me ftesë të rregullt.

“Mungon prokurori i shtetit i cili është ftuar në mënyrë të rregullt kjo gjë vërtetohet nga fletëkthesa që i është kthyer kësaj gjykate e datës 21.11.2022”, konstatoi gjykatësi Arrni.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Po ashtu në këtë seancë munguan edhe pala e dëmtuar Eroll Qyqalla dhe dëshmitari Kastriot Gashi, të cilët ishin të ftuar me ftesë të rregullt,  dhe të dëmtuarit Agim Selmani dhe Selim Selimi, ku për të njëjtit ishte konstatuar adresa jo e plotë.

Ndryshe të pranishëm ishin në këtë seancë avokatët Skender Musa dhe Berat Tmava.

Në mungesë të kushteve ligjore seanca u shty dhe e radhës pritet të mbahet më 11 janar 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

ADVERTISEMENT

Ndryshe, për këtë rast është vendosur dy herë, herën e parë Gjykata Themelore në Prishtinë më 27 nëntor 2018, të akuzuarin Besnik Bedrolli, për vrasje të rëndë e kishte dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje, me 1 vit burgim. Ndaj tij, gjykata kishte shqiptuar dënim unik prej 15 vjet burgim efektiv.

Ndërsa, i akuzuari Bajram Bedrolli, për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, ishte dënuar me 9 vite e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje ishte dënuar me 1 vit burgim, mirëpo ndaj tij kjo gjykatë kishte shqiptuar dënimin unik prej 10 vite burgim.

Mirëpo, Gjykata e Apelit këtë rast e kishte kthyer në rigjykim, duke anuluar aktgjykimin e shkallës së parë.

Pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020 të akuzuarin Besnik Bedrolli për veprën penale “Vrasje e rëndë” e kishte dënuar me 11 vjet burgim, ndërsa për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje” me një vit e gjysmë burgim. Të njëjtit, gjykata i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 12 vitesh.

Për të akuzuarin Bajram Bedrolli, gjykata ka bërë ricilësimin e veprës penale nga vepra penale “Vrasje e rëndë” të kryer në bashkëkryerje, në veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, në dëm të të dëmtuarve Eroll Qyqalla dhe Skender Ademi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nuk kemi gjetur që Bajram Bedrolli ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 1.5 të KPRK-së, në bashkëkryerje, nga neni 31. Në vështrim të nenit 360, gjykata ka gjetur se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2 të KPRK-së, në dëm të të dëmtuarve Eroll Qyqalla dhe Skender Ademi”, kishte thënë gjykatësja Krasniqi- Jashanica.

Të akuzuarit Bajram Bedrolli, për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, nga neni 188, paragrafi 2 të KPRK-së, i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite e 10 muaj.Pas ankesës së ushtruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Gjykata e Apelit me aktvendimin e 11 marsit 2021, e ka anuluar vendimin e shkallës së parë dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim.

Këtë vendim, Apeli e ka marrë me arsyetimin se vendimi i shkallës së parë është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës, i njëjti nuk është i përpiluar në pajtim me dispozitat e nenit 370, par. 7 të KPPK-së, si dhe për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 12 tetor 2015, pretendohet se Besnik Bedrolli dhe Bajram Bedrolli, më 14 shkurt 2015, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit pas një mosmarrëveshje mes tyre, në bashkëkryerje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Urim Dushullovci.

Sipas aktakuzës, të njëjtit fillimisht ishin fjalosur e pastaj e kishin sulmuar tani të ndjerin Dushullovci dhe të dëmtuarit Eroll Qyqalla dhe Skënder Ademi me mjete të forta, i ndjeri e kishte përdorur armën e tij për ta evituar sulmin, mirëpo i pandehuri Besnik Bedrolli, me revolen e tij në afërsi rreth një metër ka shtënë në drejtim të Dushullovcit katër herë dhe nga plagët e marra, ai ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit me veprën penale të “Vrasjes së rëndë” nga neni 179 i Kodit Penal dhe për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i Kodit Penal.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Post Views: 198

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv