Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, tha se i kanë numrat për formimin e Qeverisë.
Por, ai s’iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se si i kanë siguruar ato vota.
Gjithsesi”, tha Murati kur u pyet nëse janë gati për seancën e 15 prillit, e cila është caktuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
I pyetur më pas nëse i kanë numrat, Murati u përgjigj: “Patjetër që po. 61 – sa më shumë aq më mirë”.
“Sipas Kushtetutës, me vota të deputeteve të Kuvendit”, tha ai, duke refuzuar të tregojë nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje koalicioni meqë pa një të tillë Vetëvendosje e vetme s’i ka numrat.