https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Mustafa ironizon: Kurti e Osmani vazhdojnë të luajnë bixhoz me interesat e Kosovës

Mustafa-Kurtit: Kujdes ndaj Lajçakut, s’është arenë e gazit lotësjellës

Kosova duhet të gjejë rrugë bashkëpunimi për t’u bërë segment i prioriteteve të Administratës së re amerikane, meqë Donald Trump ka bërë të ditur se do t’i ketë prioritet disa vatra të tjera të krizës nëpër botë.

Kështu ka thënë në një intervistë ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka potencuar se në katër vitet e ardhshme Kosova s’duhet të vegjetoj sa i përket raportit me Amerikën, meqë nëse ndodh diçka e tillë për një kohë, interesimi ndaj Kosovës mund të bie dhe raporti Kosovë-SHBA të degradohet.

“Kosova do duhej ta shfrytëzonte  qeverinë e Presidentit Bajden, e cila ishte proaktive ndaj vendit tonë. Trump ka proklamuara prioritete tjera dhe vatra tjera të krizës me të cilat do të merret qeveria e tij. Në këtë rast Kosova do duhej të gjejë rrugë bashkëpunimin për tu bërë segment i prioriteteve amerikane. Do të ishte e dëmshme nëse vegjetohet, sepse çdo vegjetim me kalimin e kohës pason me degradim të raporteve dhe me ulje të interesimit për vendin tonë”, është shprehur ish-kryeministri Mustafa.

Lidhur me raportet e Kosovës me aleatët dhe fqinjët, Mustafa thotë se Qeveria Kurti ka cenuar raportet me të gjithë, përfshirë edhe me Shqipërinë, shqiptarët në Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës. Sipas tij, Kosovës i duhet një qeveri e cila me argumente afron qëndrimet me perëndimin dhe bashkëpunon me fqinjët.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Mustafa thekson se Perëndimi ka interes që ta ketë Kosovën në hemisferën e vetë, por Kosova ka shumë më shumë interesa të jetë krah shteteve perëndimore.

ADVERTISEMENT

Mustafa shprehet se eksperimentimet për interesa të regjimit çojnë tek Bashar Al-Assadi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Jo vetëm me SHBA-të por edhe  me BE-në dhe vendet evropiane një nga një. Raportet janë cenuar me të gjithë, deri edhe me Shqipërinë, me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe në Luginën e Preshevës. Kosova do duhej të ketë një qeveri e cila me argumente dhe sjellje të arsyeshme përafron qëndrimet me perëndimin dhe bashkëpunon me fqinjët. Perëndimi ka interesa ta ketë Kosovën brenda hemisferës së saj, por Kosova ka pafundësisht më shumë interesa që të jetë me shtetet perëndimore. Ndryshe eksperimentimet për interesa regjimi e çojnë ti bëjë shoqëri Asadit”, është shprehur ai.

Lidhur me fjalimin e fundvitit të presidentes Vjosa Osmani ku kjo e fundit tha se është luajtur bixhoz me aleancat e Kosovës, Mustafa ka thënë se s’pajtohet me atë konstatim, meqë sipas tij, bixhoz është luajtur me interesat e Kosovës. Ish-kryeministri Mustafa thotë se aleatët s’janë prekur fare nga bixhozllëku i Kosovës, meqë e kanë sanksionuar.

“Deri te fjalimi i fundvitit i Vjosa Osmanit në Kuvend, çdo gjë që ka bërë Kurti, e ka bërë së bashku me Vjosën. Por s’do të pajtohesha se kanë luajtur bixhoz me aleancat e vendit. E vërteta është se po vazhdojnë të tallen e të luajnë bixhoz me interesat e Kosovës, Kurti duke e manipuluar pozitën e Osmani duke tentuar ta manipulojë opozitën për interesa pushteti. Aleatët s’janë dëmtuar nga bixhozllëku ynë, veç se e kanë sanksionuar”, ka përfunduar ish-kryeministri Isa Mustafa. /express

Poste të ngjashme

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin e qeverisë “Kurti 3” në raport me emrat që i...

Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42

Janë suspenduar nga puna me nga gjashtë muaj dhe pa pagesë dy kirurgët që u rrahën më 26 janar  në...

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57

Gëzim Plakolli, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të...

Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e seancës konstituive të Kuvendit varet nga afatet ligjore pas vendimit të...

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

E konfirmon Policia: Valon Ademi e grushtoi Sokol Havollin

03/02/2026, 20:34

Policia e Kosovës ka konfirmuar se biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol...

Lajmi i fundit

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

Kurti nga Podujeva paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë

04/02/2026, 16:08
Shkëputet vinçi, lëndohen dy punëtorë të ndërtimtarisë

Suspendohen nga puna dy kirurgët që u rrahën ditë më parë në QKUK

04/02/2026, 12:42
Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

Gëzim Plakolli ia jep vulën prishjes së koalicionit në Mitrovicë

04/02/2026, 10:57
Numërohen votat, këta do të jenë deputetët e legjislaturës së 10-të të Kuvendit të Kosovës

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

03/02/2026, 20:44
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv