Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka thënë së partia e tij e ka kuptuar me kohë lojën e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Mustafës, Kurti nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar.
Për këto pretendime të Mustafës ai thotë se PDK nuk i ka dhënë kënaqësinë të luaj me emra për president dhe të bëjë filma.
Postimi i plotë në Facebook:
PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit.
Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.
Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar.
Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma.







