https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Pasojat e luftës në Iran kanë dalë përtej fushëbetejës, duke u kthyer menjëherë në një faktor tronditës për tregjet globale të energjisë.

Gjatë më shumë se një muaji armiqësi të ashpra – me sulme të SHBA-së dhe Izraelit në njërën anë dhe kundërpërgjigje të Iranit në anën tjetër – çmimi i naftës së papërpunuar Brent, standard global i referencës, është rritur deri në gati 50 për qind në kulmet e krizës.

Kjo rritje, e nxitur nga pasiguritë rreth furnizimit global, është reflektuar shpejt në tregjet evropiane të energjisë – deri në Kosovë.

Pa rafineri të veten të naftës, Kosova është tërësisht e varur nga importet dhe, për pasojë, e ekspozuar drejtpërdrejt ndaj lëkundjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt deri në mes të prillit, çmimet e naftës në vend janë rritur për më shumë se 50 centë për litër.

Në përpjekje për të kontrolluar tregun, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar një marzhë maksimale tregtare për derivatet e naftës, duke kufizuar kështu hapësirën e fitimit për shitësit, dhe më pas e ka zëvendësuar atë me çmime tavan.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, efekti i kësaj mase mbetet i diskutueshëm, sidomos për bizneset që varen drejtpërdrejt nga importi dhe zinxhirët globalë të furnizimit. Disa prej tyre raportojnë se ajo nuk është e mjaftueshme për të kompensuar rritjen e kostove të prodhimit.

Në Ferizaj – pjesa juglindore e Kosovës – fabrika e produkteve të pastrimit “Cadi Cleaning” është një shembull i drejtpërdrejtë i kësaj trysnie. Brenda pak javësh, kostot e lëndës së parë për të, që importohet nga jashtë, janë rritur në mënyrë drastike.

Pronari i saj, Sadri Gashi, thotë se baza e prodhimit të tyre – granulati plastik – është e lidhur ngushtë me naftën, pasi rrjedh nga përpunimi në rafineri. Si rezultat, çdo lëvizje në çmimin e naftës përkthehet pothuajse menjëherë në rritje të kostove për fabrikën e tij.

“Kryesisht te ne lëndë e parë është thuajse nafta. Granulati ka përmbajtje prej naftës, do të thotë prej rafinerisë, kështu që te ne ka ngritje të çmimeve ekstrem shumë, rreth 100% është ngritja e çmimit”, thotë Gashi për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Poste të ngjashme

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

19/04/2026, 14:07

Është mbajtur akademia përkujtimore me rastin e ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe përvjetorit të rënies së Sali...

Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

19/04/2026, 13:53

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike rreth çështjes së presidentit, nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet...

Ditët vendimtare pa ujdi politike – President a zgjedhje të reja, çfarë skenarësh e presin Kosovën?

Ditët vendimtare pa ujdi politike – President a zgjedhje të reja, çfarë skenarësh e presin Kosovën?

19/04/2026, 13:37

Procesi për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në një fazë vendimtare, teksa kanë mbetur edhe 10 ditë deri...

Arrestohet një oficer korrektues, ministrja Haxhiu jep detaje!

Edhe 10 ditë afat për Presidetin, Haxhiu: S’ka kërkesa që unë t’i thërras partitë, po e bën Kryeministri

19/04/2026, 13:31

Ushtruesja e detyrës së presidentes, njëherit kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, sot kur përkujtuar jetën dhe veprën e...

Haxhiu: Sali Çekaj ra për bashkimin tonë, duke e kthyer kufirin në kujtim e emrin e tij në simbol të lirisë

Haxhiu: Sali Çekaj ra për bashkimin tonë, duke e kthyer kufirin në kujtim e emrin e tij në simbol të lirisë

19/04/2026, 13:25

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore, e cila u organizua me rastin...

Lajmi i fundit

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

Djali i Sali Çekaj: Nëna ime i pa lotët e babit ditën që na vendosi çantat e shkollës dhe u nis drejt Kosovës

19/04/2026, 14:07
Vetëvendosje publikon sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

19/04/2026, 13:53
Ditët vendimtare pa ujdi politike – President a zgjedhje të reja, çfarë skenarësh e presin Kosovën?

Ditët vendimtare pa ujdi politike – President a zgjedhje të reja, çfarë skenarësh e presin Kosovën?

19/04/2026, 13:37
Arrestohet një oficer korrektues, ministrja Haxhiu jep detaje!

Edhe 10 ditë afat për Presidetin, Haxhiu: S’ka kërkesa që unë t’i thërras partitë, po e bën Kryeministri

19/04/2026, 13:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv