https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Nagavci ka inauguruar një çerdhe në Junik dhe dy në komunën e Gjakovës

Nagavci ka inauguruar një çerdhe në Junik dhe dy në komunën e Gjakovës

Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu kanë bërë inaugurimin e çerdhes në Junik, investim i Ministrisë së Arsimit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në inaugurim morën pjesë edhe këshilltari i lartë dhe shefi i stafit, Muhedin Nushi dhe drejtori për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Junikut, Xhavit Veliaj.

Adaptimi i objektit nga shkolla në çerdhe në Junik është investim në vlerë 93,019.00 euro, ndërsa pajisja me inventar ka kushtuar 61,334.02 euro. Çerdhja ka sipërfaqe 430 m² dhe kapacitet për 40 fëmijë. Totali i investimeve gjatë këtij mandati në komunën e Junikut është 1,683,942.99 euro.

Nagavci me këtë rast ka thënë se, investimet infrastrukturore të cilat po inaugurohen në vazhdimësi, tregojnë përkushtimin e MAShTI-t për të përmirësuar kushtet e edukimitdhe arsimimit të fëmijëve tanë.

Pas inaugurimit në çerdhes në Junik, ministrja Nagavci, bashkë me udhëheqësin e Sektorit për Arsim në Gjakovë, Zymer Berisha, fillimisht kanë inauguruar çerdhen në fshatin Bishtazhin dhe më pas edhe në Shishmon të Gjakovës.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Adaptimi i shkollës në çerdhe në fshatin Bishtazhin, me një sipërfaqe prej 520 m² dhe kapacitet për 70 fëmijë, do të krijojë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëm për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve. Për realizmin e këtij projekti MAShTI ka ndarë 126,613.82 euro për adaptimin e objektit dhe 56,578.64 euro për furnizim me pajisje.

Ndërsa, rinovimi i çerdhes në fshatin Shishmon, bashkë me inventarin është investim në vlerë mbi 100 mijë euro. Kjo çerdhe me një sipërfaqe prej 520 m² dhe kapacitet për 30-40 fëmijë është një hap i rëndësishëm për të siguruar kushte të mira për zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve të kësaj zone. Totali i investimeve në komunën e Gjakovës gjatë këtij mandati është 11,835,812.42 euro./Arbresh.info

Poste të ngjashme

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

10/12/2025, 10:51

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon...

Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Podujevë: Arratiset i dyshuari që po kontrabandonte dele

10/12/2025, 9:27

Një person është arratisur dje, pasi u has nga policia duke bërë kontrabandë me kafshë. Rasti ka ndodhur në fshatin...

Admir Jashari nga shkolla “Fan S. Noli” renditet në top 30 finalistët e “Vizato Vijen”

Admir Jashari nga shkolla “Fan S. Noli” renditet në top 30 finalistët e “Vizato Vijen”

10/12/2025, 9:09

Nxënësi i klasës X/11, drejtimi Arkitekturë, Admir Jashari, ka arritur një sukses të veçantë duke u përzgjedhur në mesin e...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një person, u rrëzua nga një lartësi prej tri metrave

10/12/2025, 8:46

Policia ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur dje në Graboc të Pejës. Sipas policisë, një...

Janina Ymeri: Në Kosovë ka sabotim të sektorit energjetik për përfitime serbe

Janina Ymeri: Në Kosovë ka sabotim të sektorit energjetik për përfitime serbe

10/12/2025, 8:01

Zyrtarja nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka përsëritur akuzat që janë dhënë nga anëtarë të tjerë të partisë së...

Lajmi i fundit

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

10/12/2025, 10:51
Një person është gjetur pa shenja jete në Glamnik të Podujevës, nisin hetimet

Podujevë: Arratiset i dyshuari që po kontrabandonte dele

10/12/2025, 9:27
Admir Jashari nga shkolla “Fan S. Noli” renditet në top 30 finalistët e “Vizato Vijen”

Admir Jashari nga shkolla “Fan S. Noli” renditet në top 30 finalistët e “Vizato Vijen”

10/12/2025, 9:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Vdes një person, u rrëzua nga një lartësi prej tri metrave

10/12/2025, 8:46
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv