Edon Zhegrova është përsëri në qëndër të vëmendjes nga klubet e mëdha evropiane, të cilat duan shërbimet e yllit kosovar.
Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, skuadra e Napolit është interesuar për transferimin e Zhegrovës, madje skuadra italiane gjatë kësaj jave ka pasur bisedime me Lille për futbollistin e Kosovës.
Megjithatë, Lille ka refuzuar të negociojë transferimin e 25-vjeçarit, në markaton e Janarit.
Raportohet se Napoli e vlerëson lartë Zhegrovën, duke e venë në krye të listës së transferimeve.