https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Naser Shatrollli: “Kërkoj vrasës për nënën”, dramë tipike e formulës jetësore amerikane

Naser Shatrollli: “Kërkoj vrasës për nënën”, dramë tipike e formulës jetësore amerikane

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Kërkoj vrasës për nënën”, dramë tipike e formues jetësorë amerikane do të vijë premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Veprën e sjell në skenë regjisori Naser Shatrolli, i cili prej disa kohësh ka vijuar punën për të sjellë në skenë me interpretimin e pesë aktorëve më 25 dhe 26 maj shfaqjen “Kërkoj vrasës për nënën”. Përgjatë aktivitetit të tij në teatër, regjisori Naser Shatrolli ka sjellë në skenë për publikun shfaqje të ndryshme teatrore, por këtë muaj ai tregon se vjen me një dramë amerikane. “Është material amerikan, dramë tipike e formulës jetësore amerikane e përkthyer nga Artur Lena, që bie mbi shpatullat e jetës së varfër, anës së padukshme të shoqërisë amerikane, të cilët në hallin e tyre bëjnë pazare me vetveten, shiten për të mbijetuar dhe në këtë tregti futet dhe uniforma shtetërore e një detektivi shtetëror.
Drama territorialisht ka shtrirje në qytetin e Teksasit, por që përkon me gjithë akumulimet e mëdha të shoqërive kapitaliste, ku njeriu shndërrohet në mjet përtallës dhe sensi i masës së ndershmërisë dhe ndërgjegjes bie në fundin e pusit siç e përshkruan një moment dhe vrasësi jetën e tij në punë”, tregon Naser Shatrolli, regjisor nga Kosova. Vepra do të luhet në skenë nga aktorët Ermal Sadiku, Jurgen Marku, Jozef Shiroka, Lusi Bregu dhe Ina Morina. Tek drama “Kërkoj vrasës për nënën” pesë personazhe, secili më i çuditshëm se tjetri, secili më problematik në mënyrën e vet se tjetri dhe secili shikon interesin e vet para së gjithash duke e dëmtuar jetën e tjetrit, duke hyrë në kufijtë e tjetrit, në kufijtë moral, etik, dhe njerëzor. Në rrjedhën logjike të këtyre telasheve Krisi, 22 vjeç, planifikon të vrasë mamanë që ti marrë siguracionin për të larë borxhet kriminelëve që e kontrollojnë qytetin.

Në këtë ndërthurje të spikatur dhe të fuqishme dramaturgjike futet vrasësi Xho – detektiv shtetëror që kryen shërbime me para. Regjisori i njohur Naser Shatrolli shprehet se drama ka motive të forta, të cilat plasojnë ide, pikëpamje, probleme të kësaj natyre kudo, këtu dhe në botë. “Pra, është dramë që kontekstualizohet dhe mishërohet me jetën e familjes, pa përcaktuar lokacion apo kufij gjeografik. Si format shfaqjen e kam ndërtuar mbi formulën e teatrit naiv. Absurdi dhe paradoksi është prezent në vazhdimësi, në skenografi, në lojë, sikundër dhe në strukturë ka shumë element të komedisë së zezë, të dramës dhe të tragjedisë në përmbyllje”, thotë Shatrolli.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

 Puna për shfaqjen

Kjo premierë që do të jetë pas disa ditësh në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka angazhuar një grup artistësh këtë sezon artistik. Regjisori Naser Shatrolli thotë se këtë shfaqje është duke e punuar me dashuri dhe përgjegjësi të pakushtëzuar, fakti që projekti mori mbështetje nga Bashkia e Shkodrës përkatësisht nga Drejtoria e Kulturës. “Unë aplikova në bashkërendim me Organizatën jo Qeveritare ACA, producente është znj. Holta Koçi, atë e falenderoj specifikisht për angazhimin e saj, pa të cilën nuk do të mund të arrija në fund të kësaj loje të bukur.

ADVERTISEMENT

Këtij falenderimi i i bashkëngjis dhe përgjegjësitë e institucionit kulturor dhe bashkiak të Shkodrës, që më zgjodhën mua për të hartuar këtë platformë autoriale në kuptimin e gjetjeve dhe të shtrirjes së përgjithshme të shfaqjes në skenë”, thotë regjisori Shatorlli. Sipas tij, në përbërje ekipore janë aktorë të shquar të teatrit, nisur me aktorin rezident Jozef Shiroka, pastaj aktorin e shquar nga Prishtina Ermal Sadikun, si dhe dy aktorë të shkëlqyer në rolet e tyre që jetojnë në Tiranë; Ina Morina dhe Jurgen Marku dhe Lusi Bregun aktore unike nga Shkodra. “Është gjithëpërfshirëse dhe e kam quajtur me shkas gjithëkombëtare meqë ka këtë formulim në aspektin e kalendarit kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë”, shprehet regjisori.

Për këtë premierë të re që do të vijë në skenë, asistent të shfaqjes Naser Shatrolli  ka zgjedhur Astrit Fanën, sipas tij punëtor i zellshëm i teatrit ”Migjeni”. Ndërsa skenografinë regjisori tregon se e ka ideuar dhe punuar së bashku me skenografin e teatrit z. Divni Gushta. “Po kaq bashkëpunues dhe vyeshëm për teatrin”, thotë Shatrolli më tej. Kostumet janë ideuar nga kreatorja e famshme Flutura Dedinja, ndërsa kompozitor është profesori universitar i Prishtinës z. Drinor Zymberin, trailerin e shfaqjes Shatrolli ka zgjedhur ta punojë regjisori Dalmat Dobra, ndërsa posterin si parahyrje dhe parantezë e hyrjes në dyert e teatrit, do ta krijojë një artist i veçuar i fotografisë në rajon dhe në botë, Burim Myftiu. Ndërsa këtë muaj kjo premierë pritet të vijë në skenë, regjisori Naser Sahtrolli thotë se pjesa tjetër dhe më e rëndësishmja e shfaqjes janë teknikët e teatrit, dekoraterët, ndriçuesi i teatrit, fonia, të cilët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me të në detajet e shfaqjes.

Poste të ngjashme

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

21/11/2025, 19:09

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) ka realizuar arrestimin e gjashtë...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gruaja e raportoi të zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Serbi shtetasi i Kosovës

21/11/2025, 19:03

Shtetasi i Kosovës, Selim Voca, ka vdekur në një aksident trafiku në qytetin Aleksinac në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar...

Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Caktohet data e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Podujeves

21/11/2025, 18:24

Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Podujevës, do të mbahet më 1 dhjetor, duke filluar nga ora 10:30. Kjo u...

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19

Një punëtor ka vdekur teksa po punonte në një lagje të Prishtinës. “Jepi zë” ka mësuar se dyshohet se viktimën...

RTK kërkon kredi për të dalë nga kriza – Murati fajëson opozitën

Nis subvencionimi i faturave të energjisë për familjet me të ardhura të ulëta

21/11/2025, 18:00

Këtë javë ka filluar zbatimi i subvencionimit të faturave të energjisë elektrike për muajin tetor, një masë e destinuar për...

Lajmi i fundit

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

Specialët arrestojnë 6 persona të kërkuar

21/11/2025, 19:09
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Gruaja e raportoi të zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur në Serbi shtetasi i Kosovës

21/11/2025, 19:03
Komuna e Podujevës të premtën mbanë mbledhje e jashtëzakonshme, kto janë pikat

Caktohet data e seancës solemne të Kuvendit Komunal të Podujeves

21/11/2025, 18:24
Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

Vdes një punëtor pasi e zë betoni, një tjetër në gjendje kritike

21/11/2025, 18:19
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv