Fehmi Podvorica-RISTA u lind në Podujevë,ku përveq që ishte një fëmijë i dalluar në mësime Rista nga fëmira tregoj shkathtësitë prej një futbollisti që nga mosha e re duke kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e KF Llapit ku për kohë të gjatë ishte qendërsulmusi i KF Llapit. Fehmi Podvorica-Rista për një kohë të gjatë djesiti edhe fanelën e KF KNI Ramiz Sadiku që në ato vite bënte gara në ligën e dytë të ish Jugosllavis. Me largimin e sportistëve nga objektet sportive nga masat e dhunshme të Serbis në vitet 1990,Rista merr rrugën e gurbetit për të vazhduar zejen e futbollistit në shtetin Gjermanis ku pas perfundimit të karrierës prej futbollisti aktiv vazhdon të jetoj e punoj në Gjermani. Sot Llapi mori lajmin e hidhur se Fehmi Podvorica RISTA paska ndrruar jetë pas një sëmundje të rëndë,ku ne si redaksi ju shprehim ngushëllime familjes dhe të gjithë komunitetit sportiv me rastin e vdekjes së Fehmi Podvoricës. Për vendin dhe kohën e vorrimit do të ju mbajmë të njoftuar me kohë.
Diell e vranësira sot, temperaturat arrijnë në 27°C
Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat...