https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ndalimi dy orësh i kryetarit Alban Hyseni për të hyrë në Serbi, flasin nga komuna e Bujanocit dhe Gjilanit

Ndalimi dy orësh i kryetarit Alban Hyseni për të hyrë në Serbi, flasin nga komuna e Bujanocit dhe Gjilanit
ADVERTISEMENT
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu janë ndaluar në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” me Serbinë derisa ishin duke udhëtuar për në Bujanoc.

Lajmin e kanë konfirmuar nga kabineti i kryetari të komunës.

Besart Selimi, këshilltar për media në kabinetin e kryetarit Alban Hysenit, tha për KALLXO.com se Hyseni e Aliu janë ndaluar prej policisë rreth dy orë, pa ndonjë arsye e më pas janë liruar.

“Rreth orës 13:35 janë ndaluar prej policisë për rreth dy orë pa asnjë arsye apo sqarim. Janë liruar, kanë vazhduar rrugën për në BujanoC dhe tash janë rrugës për në Kosovë.”- tha ai për KALLXO.com.

Në anën tjetër, Selim Selimi, shefi i kabinetit të kryetarit të Bujanocit, Nagip Arifi, tha për KALLXO.com se takimi nuk ka qenë politik, pasi kryetari i Gjilanit ishte nisur atje për të ngushëlluar zotin Arifi për vdekjen e vëllait.

“Kanë qenë për ngushëllime pasi kryetarit i ka vdekur vëllai, nuk ka qenë takim politik. Në pikën kufitare janë mbajtur gati dy orë dhe nuk u është dhënë ndonjë sqarim” – ka thënë për KALLXO.com, Selimi nga kabineti i Nagip Arifit.

Sipas tij, lirimi i tyre erdhi pas disa komunikimeve me zyrën ndërlidhëse në Beograd

“Janë liruar pasi është bërë presion dhe disa thirrje zyrtare, me zyrën ndërlidhëse në Beograd. “Aktualisht janë në Bujanoc dhe për pak nisen për Kosovë” – shtoi ai.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktoj edhe kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni por, i njëjti nuk është përgjigjur deri në momentin e publikimit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Poste të ngjashme

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52

Katër persona janë lënduar nga një aksident mes tri automjeteve që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Lipjan Lajmin e...

Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi vendimin e kryeministrit për Ligjin për të Huajt si një...

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41

  Me moton “nata kur qielli ndriçon tokën”, e në një atmosferë të veçantë shpirtërore, Këshilli i Bashkësisë Islame në...

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot në...

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

Albin Kurti e “shpërblen” edhe me një pozitë Donika Gërvallen

13/03/2026, 22:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Donika Gërvalla-Schwarz si Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj...

Lajmi i fundit

Pamje nga aksidenti në Istog ku humbi jetën një person, shfaqet momenti kur makina humbi kontrollin

Katër persona lëndohen nga aksidenti mes tri veturave

14/03/2026, 20:52
Tahiri për Kurtin: Nuk do të jetë më kryeministër

Tahiri kritikon Ligjin për të Huajt: Serbia përfiton, Kosova humb

14/03/2026, 20:48
Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

Podujeve: Manifestim madhështor kushtuar Natës së Kadrit

14/03/2026, 20:41
Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Kurti pret sot në takim të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

14/03/2026, 8:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv